Rinas/ Izraelitit i sekuestrohen 250 mijë euro, vinte nga Moska (dhe paratë ruse të Bashës...)

11 Mars 2018, 22:06Kronika TEMA

Një shtetas izraelit është kapur nga policia kufitare e Rinasit, pasi i janë gjetur 250 mijë euro të padeklaruara të cilat më pas janë sekuestruar. Pronari i këtyre parave, sipas policisë është një 49-vjeçari Efim Reichman, lindur dhe banues në Izrael.

Gjatë kontrollit në bashkëpunim me Doganën Rinas, 49-vjeçarit Reichman, i cili udhëtonte nga Moska për në Shqipëri, iu gjetën një sasi valute në kartëmonedha euro të padeklaruara në degën e Doganës Rinas, me vlerë 250 mijë euro cash.

Gjatë marrjes në pyetje, Efim Reichman ka thënë se nuk e dinte që duhej t’i deklaronte paratë në doganën e Rinasit në hyrje.

Shtetasi izraelit i cili udhëtoi nga Moska në Tiranë me 250 mijë euro, të cilat iu sekuestruan nga policia pasi nuk i deklaroi, ka deklaruar përpara policisë se në Shqipëri erdhi për biznes.

Ai ka thënë se nuk e dinte që duhej t’i deklaronte paratë në doganën e Rinasit në hyrje. “Nuk e dija që duhet t’i deklaroja.

Do bëja biznes me blerje pronash apo fusha të tjera. Më kanë thënë që këtu ka mundësi të mira për biznes prandaj kisha 250 mijë euro. Kam edhe para të tjera që dua t’i investoja këtu”, ka thënë izraeliti gjatë marrjes në pyetje nga policia.

Materialet pritet t’i kalojnë Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane për veprën penale “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

7 komente në “Rinas/ Izraelitit i sekuestrohen 250 mijë euro, vinte nga Moska (dhe paratë ruse të Bashës…)”

  1. shqip says:

    Sh . bukur . Rraseni Brenda dhe i thoni qe nuk e dinim qe do te fusnim Brenda .

  2. fati says:

    Po hapen pak nga pak petet e lakrorit
    .

  3. Ai SHOKU.. says:

    Shqiperia Ka prona , Ka dhe mundesi per bisnes,por ka dhe banka nga mund te behet transferimi i parave,,,Pra pij lengun atyre parave se si mer dot me,,,

  4. Ahmet Zogolli says:

    I kishte sjelle rroget Lulushes …

  5. arben says:

    Peralla me mbret.Ne ke vend te botes nje biznesmen qarkulloka me shuma te tilla ne cante.Vetem kur jane para te pista dhe per pazare mafiozesh.

  6. Ben says:

    Sekuestroni parate per shtetin dhe i thoni qe heres tjeter qe te vish deklaroi po qe se nuk do ti sekuestrojme prape!
    Nese i deklaron pa vertetim te origjines, athere sekuestrohen prape dhe i thuhet te mesoje per heren tjeter…

  7. #varijanullen says:

    Nuk e dika,,, qytetari israelian duhet ta dije qe neper aeropertet e vendit Te tije fillojne kontrollet qe pa hyre ne ambientet e aeroportit,,,pyetje . Informazione. Udhezime e deri mbiemrin e gjyshes nga Ana e mamase Te kerkojne. Pra 9.999 euro cash eshte universle. Te tjerat tregoja gjykatesit po polizia dhe prokuroria nuk duhet ta kalojne lehte. P. S prerjet 500 euroshe nga 1/1/18 nuk mund te perdoren me sipas BCE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje