Seanca dëgjimore për dënimin e Martin Shkrelit nisi këtë të premte me lutje për lehtësimin e dënimit nga avokati i tij mbrojtës, por ish-shefi ekzekutiv i një kompanie barnash mjekësore që zuri titujt e parë të medieve ndërkombëtare për rritjen e çmimit të një ilaçi, përpara se të shpallej fajtor për mashtrimin e investitorëve, dënohet me 7 vite burgim.
Shkreli, 34 vjeç, u shfaq i penduar përpara gjykatëses amerikane Kiyo Matsumoto, në Gjykatën Federale në Brooklyn të Nju Jorkut. Avokati i tij u kërkoi gjyqtarëve të vendosnin një ndëshkim prej 12-18 muajsh, ndërkohë që prokurorët kërkuan të paktën 15 vite burg.
“E kam ngritur zërin për ulje dënimi”, tha avokati i Shkrelit, Benjamin Brafman, përpara trupës gjyqësore. Ai shtoi se Shkreli vuan nga depresioni dhe çrregullime ankthi dhe se është një person “thuajse i shkatërruar”, të cilin qeveria po kërkon ta “flakë tutje”.
Prokurori amerikan Jacquelyn Kasulis tha se dënimi me 15 vite është i justifikuar pjesërisht, sepse krimet e Shkrelit nuk përbënin një “gabim të izoluar në gjykim”, por një “model sjelljeje” me disa raste mashtrimi të ndara për dy fondet piramidale të tij dhe për kompaninë e barnave “Retrophin Inc.”.
Shkreli “duket se nuk e kupton qartësisht përse ndodhet këtu, përmasat e krimeve që ka kryer dhe nuk ka respekt të çfarëdolloji për ligjin”, tha Kasulis.
Sipërmarrësi i lindur në Brooklyn u bë i njohur te “Pharma Bro” në shtator të vitit 2015, pasi kishte themeluar “Turing Pharmaceuticals”, duke blerë ilaçin antiparazitar “Daraprim” dhe duke ia rritur çmimin me 5.000 për qind, deri në 750 dollarë për kapsulë.
Shkreli u dënua mbi akuzat e mashtrimit me letrat me vlerë në dhjetor të vitit 2015. Por, në seancën dëgjimore, ai la të kuptohej se “kishte mësuar nga gabimet e tij”.
“Nuk ka asnjë komplot për të flakur tutje Martin Shkrelin. Isha unë që e shkatërrova Martin Shkrelin me veprimet e mia të fëlliqura dhe të turpshme”, tha vet ai.
fundi i nje korraku…………….
Mund te thosha dhe une per shume greke qe humbisnin jeten gjate krizes se eger ekonomike , por nuk them asgje , ky eshte ndryshimi i nje njeriu te lig me nje njeriu qe di te fale , te dhimset per dike qe eshte ne gjendje te keqe …….pa justifikuar Shkrelin , pasi gabimi i tij qe shume i trashe , dhe i poshter , jo vetem qe mashtroi investitoret por riti ne max. cmimin e nje ilaci te shumkerkuar kundra kancerit , e gjitha kjo nuk te jep asnje arsye te reklamosh shpirtin tend te lig ………..
Po te kishte qene ne shqiperi,do ta kishte liruar Llalla.
Pasi te kishte paguar,natyrisht.
Te gjithe behen me strese kur ju hyn ne bythe , nuk eshte e re kjo gjetje
Tipik mashtrues I paskrupullt! Ne seancen degjimore filloi te qeshi , derisa I terhoqen vemendjen qe ktu nuk ka asgje per te qesh , ne mos per te qare , prick!
Ky malok vemje e ndyre duhet djegur ne karrike elektrike.
Edhe ti je nje sorre me pupla te rena, o turkofag, pelacgos, ” Plato”, etj nofka e mufka te 300 evosit!
Krimi me i madh i kesaj krijese eshte rritja ne nivele “mezosferike” e cmimit te nje medikamenti shume te rendesishem per jeten e tyre qe duhet ta marrin.
Por per fat te keq ky person nuk u denua per kete. Dhe nuk do denohej fare nese nuk do te kerkonte te mashtronte njerez me te fuqishem se vetja. Donte te pertypte nje kocke te forte per dhembet e tij dhe i ngeli ne fyt.
Fatkeqesiht jeta e te varferve nuk vlen aq shume sa parate e te pasurve.