65 ‘njolla të zeza’ në vend, zbulohet rruga më e rrezikshme për aksidente

9 Mars 2018, 17:21Kronika TEMA

Nuk janë të pakta aksidentet rrugore në vendin tonë.

Sipas “Top Channel” një “njollë” e zezë ku vazhdimisht ndodhin aksidente me pasoja të rënda për jetën është aksi Lezhë-Shkodër në kryqëzimin e “Shënkollit” apo kthesën e “Fishtës”.

Ky aks është shumë i rrezikshëm pasi aty mungojnë edhe mbikalimet për këmbësorët por edhe daljet e shumta në autostradë në kundërshtim me kodin rrugor.

Por kjo nuk është rruga e vete, pasi problem mbetet edhe aksi Tiranë- Rinas në kthesat e Laknasit dhe Bërxullës. Edhe në këtë aks ndodhin shumë aksidente.

Gjithsej në të gjithë vendin konstatohen 65 pika, te quajtura “njolla të zeza”. Është ky rezultati i një studimi që po kryhet dhe financohet në bashkëpunim me partnerët e huaj, i cili synon rifreskimin e listës së “ black spoteve” në vend.

Çfarë është “njolla e zezë’?

Njollë e zezë përkufizohet një segment rrugor 300 deri 500 metra ne te cilin brenda 3 vjetëve kanë ndodhur 3 ose më shumë aksidente me pasojë vdekjen.

2 komente në “65 ‘njolla të zeza’ në vend, zbulohet rruga më e rrezikshme për aksidente”

  1. Fk says:

    Sa pateta bllokon policia per keta “çi futen ne rruga autostrata pa plotesuarè rregllat”?
    Apo as vete policet si dine rregullat?
    Se mos ben vaki e skane dritat ndezur pa rregullat le ti shkelin mu perpara policise.

  2. Lili says:

    Lali eri ,ndoshta eshte ma e hajrit qe lopaten ta perdoreni ne keto vende qe mbysin njereze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje