I gjetën armë zjarri, tritol, municione luftarake e drogë në shtëpi, arrestohet 30-vjeçari

8 Mars 2018, 13:08Kronika TEMA

Policia ka arrestuar një 30 vjeçar, banues në Vau i Dejës pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën armë zjarri, tritol, municione luftarake dhe lëndë narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit E. L, 30 vjeç, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri tip pushkë, me disa fishekë;

– 2 copë kallëpë lëndë plasëse e dyshuar si tritol C4;

– 12 copë tela zjarrpërcjellës për kapsolla detonatore;

– nje sasi lëndë narkotike kanabis;

– 1 armë sportive, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” të parashikuara nga nenet 283, 278 dhe 280 të Kodit Penal.  (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje