Teoritë konspirative: Italianët e dinin për kokainën që vinte nga Kolumbia dhe e nisën në Shqipëri (qenkan ata të korruptuarit)

7 Mars 2018, 10:27Kronika TEMA

Dëshmia e menaxherit të kompanisë “Arbri Garden”, Donald Lushaj, ka rindezur debatin nëse autoritetet shqiptare janë njoftuar për 613 kilogramë kokaine që u ndaluan në Durrës.

Ai tha se “ne morëm dijeni se kontejnerët po kontrolloheshin në portin e Livornos dhe për këtë arsye mësova se pronarit i erdhi një email që ia kaloi doganës.

Në këtë email kërkohej që pronari Arbër Çekaj duhet të paguante një kosto prej 4 mijë eurosh për shkarkimin e kontejnerëve në portin e Livornos”.

Sipas disa mediave pranë PD-së, kjo konfirmon se për ngarkesën e kokainës kanë patur dijeni edhe autoritetet portuale të Livornos, çka rrëzon variantin e ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit, se operacioni është kryer vetëm nga institucionet shqiptare, pa ndihmë nga autoritetet e huaja.

Vetëm se këtu ka një ngërç logjik.

Nëse autoritetet italiane kanë hasur kokainën, përse do ta mbanin ngarkesën për disa ditë në Livorno dhe pastaj do ta dërgonin në Shqipëri!

Apo që meritat e ndalimit të kësaj sasie rekord kokaine, t’i merrte policia shqiptare!

Logjika të thotë se nëse ata do ta konstatonin drogën, do ta kishin konfiskuar direkt dhe do të arrestonin përgjegjësit.

Se është budallallëk dhe s’ka kurrfarë logjikë, që ata ta nisnin drogën në Shqipëri, ku më pas nuk dihet ku do të përfundonte.

Me këtë logjikë, sipas mediave shqiptare, i bie që ose autoritetet italiane kanë vënë në provë Shqipërinë (që është budallallëk), ose janë të korruptuara.

Ndryshe nuk ka si të shpjegohet që italianët të konstatojnë një kontenier të mbushur plot me kokainë (sipas portaleve pranë PD) dhe ta lejojnë të largohet.(TemA)

3 komente në “Teoritë konspirative: Italianët e dinin për kokainën që vinte nga Kolumbia dhe e nisën në Shqipëri (qenkan ata të korruptuarit)”

  1. armand says:

    Dhe per me teper ti dergonin faturen 4 mije euro duke i vene ne alarm pritesit e ngarkeses.
    Kontenieri ka qene transit ne itali dhe eshte bere vetem nje kontroll visiv dhe asgje me shume. Destinacioni i bananeve (Shqiperia) s’ka ngjallur dyshim per kokaine. Shqiperia njihet si eksportuese dhe Jo importuese e narkotikeve. Te jini te sigurt se po’ ta zbulonin e kishin sekuestruar . Po’ te donin ti kapnin me “presh ne duar” trafikantet mjaftonte te fusnin vetem 10 kg kokaine dhe Jo gjithe ngarkesen.

  2. Iliria e bashkuar says:

    Pabesia, provokimi, dinakeria, korupsioni nuk kane kufi dhe llogjike.

  3. kasem gahinji says:

    po c’rendesi ka qe te diskutohet se kish apo nuk kish informim nga jashte?rendesi ka qe u kap dhe si aksion nga gjithe partneret i njihet policise shqiptare,hetimit doganor ,antidroges,te drejtuar nga prokuroria.sipas mendimit tim aksioni eshte dekonspiruar.nuk e di emrin e doganierit AM,dyshojper te.por pike e erret eshte prokurori hasanmataj.grupi eshte tropojan.edhe prokurori tropojan.prokurori i implikuar edhe njehere tjeter me pronarin arber kulicaj ne viti 2016.shoqerusit e malli jane vene ne dijeni qe po mbikqyren.largimi i kulicajt ne gjermani lidhet ose me sinjalizimin,ose me levrimin e mallit ne tregun gjerman dhe me gjere.ka vend per hetim te thelle.sa per cfare thone te ndaluarit apo ai nga gjermania,jane te priteshme.bej cudi si mund te vazhdojne te dalin ne medja ceshtje te sekretit hetimor ,te rendesishme derisa ka zbarkuar dhe DEA.prokurori duhet te ngarkohet me pergjegjesi per keto probleme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje