Thellohet skandali i Adriatik Llallës, sa më shumë hidhet dritë mbi skemën e errët financiare të përdorur prej tij, për të fshehur pasuritë që sipas sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson me sa duket janë vënë nëpërmjet përfshirjes në raste të mëdha korrupsioni, gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm nga ana e tij.
Sot po botojmë të plotë kontratën e shitjes së pasurisë së paluajtshme të një toke me sipërfaqe prej 4 500 metrash katrorë në Tiranë nga z. Llalla për një çmim prej 1 000 lekësh metri katror. Një pronë që si me magji, pas 5 muajsh kjo pronë vlen shumë e shumë herë më shumë, e llogaritur në 80 mijë e 720 lekë metri katror. Kaq mjafton për të kuptuar se pas gjithë këtij operacioni fshihen sekrete të errëta përfitimesh shumë të dyshimta. Ky dhe shumë veprime të tjera të ngjashme, janë tashmë nën lupën e hetusve që po verifikojnë gjithë veprimtarinë dhe verpimet financiare dhe pasurore të ish Prokurorit të Republikës.
Alpenews.al botoi më herët gjatë kësaj jave një tjetër rast me shitblerje pronash të paluajtshme nga aba e z. Llalla. Me prova shkresore dhe fakte u vërtetua se si ai i ka blerë një ullishtë prej 3 000 metrash katrorë në periferi të Tiranës, një personi të dënuar për vrasje, palagosje dhe nje seri tjeter te gjate krimesh dhe akuzash penale. Per ta rishitur me pas kete toke, një biznesmeni të njohur në Tiranë e të përfolur si shumë pranë tij, për plot 250 mijë euro. Ose 22.6 herë më shtrenjtë sesa ia kishte marë një vrasësi.
Ky është rasti i dytë që Alpenews.al bën publik me dokumenta të plota, nga seria e provave të dosjes së errët të z. Llalla. Në kë rast, ndryshe nga rasti i parë, toka nuk i është blerë një vrasësi, por një personi me emrin Gazmen Brahimi, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, në Njësinë Administrative Dajt. Nga një verifikim paraprak rezulton se ky person eshte nje punonjes i thjeshte i nje spitali privat ne Tiranë dhe paguhet me një pagë prej 30 mijë lekësh në muaj.
Por çuditërisht, ky person ka regjistruar kete prone prej 4 500 metrash katrore tokë në Tiranë, më datë 8 nentor 2016, pasi e ka blerë me lekë në dorë në shumën prej 45 milionë lekësh (te vjetra). Sektori i Antikrimit ekonomik eshte duke verifikuar burimin e ketyre te ardhurave qe ka perdorur z. Gazmen Brahimi për ta blerë këtë pronë. Pasi dyshimet e frota janë se ai eshte perdorur thjeshte si nje person per te fshehur “dhuruesit” e vertete te 4 500 metrave katrore toke te ish Kryeprokurorit Llalla. Kjo është enigma e parë e madhe e kësaj prone, e cila po verifikohet se kujt i përkiste përpara se të regjistrohej në emër të z. Brahimi dhe se çfare problemesh ka patur pronari i pari i tokes, me drejtesine ne ate kohe dhe me organin e Prokurorise veçanërisht.
Çudia e dyte, është se personi e ka blerë tokën, pra z. Gazmen Brahimi e shtet ate vetem kater jave me pas.
Por çudia e trete, qe e pason kohen e shpejte te kalimit te prones nga nje dore ne tjetren, eshte se perse kjo toke prej 4 500 metrash shitet pikërisht me të njëjtin çmim që edhe është blerë fillimisht. E si per çudi kjo prone e paster nga ana juridike dhe pronesore, eshte blere nga Prokurori i Republikes, me 1 000 lekë metri katror.
Llalla sipas shkresave deklaron se kjo tokë po blihet me të ardhurat nga paga e tij dhe e bashkëshortes si edhe nga të ardhurat e shitjes së pronave të paluajtshme. Pra, origjina fillestare e te ardhurave te z. Llalla kanë buruar nga transaksioni me një vrasës.
Nga paratë e fituara prej shitjes se prones se tij, ai me pas ka nisur edhe kete zinxhir blerje pronash, siç po shohim nga ky shembull i sotme dhe siç do të shohim edhe me te tjera prona në vijim të botimit të dosjes së tij. Kjo i ka berë organet ligjzbatuese që të hetojnë paraprakisht ndoshta edhe mbi origjinën kriminale të pronave të ish Kryeprokurorit.
Por çfarë ka ndodhur pas pak kohe, siç tregon kjo shkrese pak me poshtë? Nëpërmjet vlerësueses Joana Cako, emri i së cilës figuron në të gjitha rivlerësimet e mëtejshme të pronave të patundshme te Llallës, kjo tokë e blerë me 1 000 lekë për metër katrorë të vlejë në fakt shumë herë më tepër.
Nga llogaritja e mëposhtme tek tabela e llogaritjes se rivleresimit te pasurise se Llallës, një toke qe vlen 4.5 milion leke, ne fakt vleka si me magji plot 360 milione e 231 mijë lekë.
Çfarë fshihet pas gjithë kësaj magjie që paskan pronat e ish Kryeprokurorit te cilat në momentin që blihen prej tij vlejnë fare pak lekë në raport me tregun dhe çuditërisht menjëhere sapo ato behen me letra prona të tij, paskan magjinë të kushtokan nga disa herë deri në 20- 30 herë më tepër brenda një kohe fare të shkurtër. Ndërkohë që normat ndërkombëtare dhe ato të Shqipërisë tregojnë se pronat e patudshme brenda një viti e kanë rritjen në masën 7-10%. Si ka mundësi që vetëm në arat që ka blerë Adriatik Llalla bie shi i artë??! / Alpenews.al/
Skalpin , që mos të ketë pare as me hongër bukë e jo të zejë avokat ky farë pisi , injorant . Kategorinë e këtij ka tentu me vënë Sala gjithandej , për me i pasë ndën tutelë e me i shfrytëzu . Prandaj kanë shumë mllef kundra tij disa , si Ismet Haxhia e shumë të tjerë . I ka shfrfytëzu mjeshtërisht e poshtërsisht . Mirë t’i bohet . Ta vuajnë tyani se edhe Sala i shiti e i shet pa dhimbje fare .
Skalpin , që mos të ketë pare as me hongër bukë e jo të zejë avokat ky farë pisi , injorant . Kategorinë e këtij ka tentu me vënë Sala gjithandej , për me i pasë ndën tutelë e me i shfrytëzu . Prandaj kanë shumë mllef kundra tij disa , si Ismet Haxhia e shumë të tjerë . I ka shfrfytëzu mjeshtërisht e poshtërsisht . Mirë t’i bohet . Ta vuajnë tani , se edhe Sala i shiti e i shet pa dhimbje fare .
Thjesht riciklim i te ardhurave te krijuara ne rruge kriminale. Shitja e dosjve, presion mafioz per mbylljen e dosjeve. Aq keq ka qene gjerat sa edhe Berisha e pranoj ne intervisten e para 2 diteve se Prokuroret nuk kane qene vecse nje bande dhe korporate mafioze qe shisnin dhe blenin mall