Gjykata rrëzon "krahun e djathtë" të Adriatik Llallës, i jep të drejtë Arta Markut

8 Mars 2018, 12:40Kronika TEMA

Gjykata Administrative ka rrëzuar “krahun e  djathtë” të ish kryeprokurorit Adriatik Lalla.

Pas lirimit nga detyra si drejtoreshë e Marrëdhënieve me Jashtë për Prokurorinë e Përgjithshme, Gashi paditi pasuesen e përkohëshme të Llallës, Arta Marku.

Pasi ka dëgjuar palët, trupi gjykues i ka dhënë të drejtë kryeprokurores Arta Marku duke rrëzuar padinë.

Gjykata sqaron se urdhri për lirimin nga detyra të Gashit, është i ligjshëm, pasi sipas tyre “urdhri i Arta Markut ka diskrecion personal.

“Lirimi nga detyra si drejtoreshë i Rovena Gashit është urdhër eprori. Urdhri është në përputhje me kompetencat e Arta Markut, si Prokurore e Përgjithshme. Nuk ndërhyjmë në detyrat që ka një organ kushtetues. Urdhri s’mund t’i nënshtrohet kontrollit”, nënvizon Gjykata. (TemA)

2 komente në “Gjykata rrëzon “krahun e djathtë” të Adriatik Llallës, i jep të drejtë Arta Markut”

  1. Qytetari-X says:

    Mos u merzit e dashur Rovena, se te pakten pa pune nuk je, Adriatik Llallen e takon perseri, ….Burrin ta beri prokurorin e Elbasanit, dhe me pak fjale ju promovoi familiarisht,…. por kot nuk thojne gruaja force e madhe…..

  2. besniku says:

    E ka blere Edi Rama edhe kete gjykate! ta rrezojme gjykatem, ta hedhim ne Lane (Sal – lehu Berisha)
    Dhe tani zonja Gashi beji te fala Lladhes, hajdutit dhe fshatarit te prapambetur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje