DOKUMENTI/ Adriatik LLalla i shpëton vetting-ut, KPK: Ja pse e ndërpremë

8 Mars 2018, 13:29Kronika TEMA
DOKUMENTI/ Adriatik LLalla i shpëton vetting-ut, KPK: Ja pse e

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin për të ndërprerë procesin e rivlerësimit kalimtar (vettingu) për ish Kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Në të thuhet se Llalla humb të drejtën për të qenë gjyqtar ose prokuror për 15 vite.

Sipas KPK ky vendim që ish Kryeprokurori të mos “vetohet” erdhi pasi Llalla deklaroi pak kohë më parë se nuk do të ishte më pjesë e sitemit të drejtësisë.

“Ndërprerja e procesit të rivleresimit (vettingu) për shkak të dorëheqjes së subjektit te rivlerësimit (Adriatik Llalla) sjell si pasojë përfundimin e kësaj procedure administrative dhe si rrjedhoje ai humbet të drejtën për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhe 15 vjeçare, sipas parashikimeve të pikës 2 të nenit “G” të Aneksit Kushtetues”, thuhet ndër të tjera në dokumentin që mban firmën e tre anëtarëve të trupës gjykuese, Roland Ilia kryesues, Pamela Qirko anëtare si dhe Olsi Komici relator.  (TemA)

11 komente në “DOKUMENTI/ Adriatik LLalla i shpëton vetting-ut, KPK: Ja pse e ndërpremë”

  1. shigjeta says:

    u ju dhivsha vetingun une juve… po LLalla nuk ishte ne sherbim te peshkaqeneve: S R M?

    a cme kujtuat:
    imamin
    fullanin
    tahirin
    meten
    saliun
    ramen

  2. Shkelcim Miri says:

    Sikur na ishte i ndershem dhe sulmohej politikisht , po ato vjedhjet a do i ktheje mbrapesht ne menyre si mos te kaloje andej nga vetingu, te vjedhurat dhe demet e tij jane shum te medhaja , ate here i bie se te gjith te hjekin dore por milionat ti shijojne dhe te tallin me nderen me popullin , mua me futen brenda vetem per 15 milion lek , shum e pa drejte

  3. jack says:

    Po si qytetar qe ka shkelur ligjet e shtetit a do te hetohet, se keshtu ja vlen te shfrytezosh pozicionin per tu pasuruar ne menyre te pandershme dhe ne lidhje te dyshimta e te dalesh pa lagur duke shkelur ligjin themeltar te shtetit ,qe vlen per cdo shtetas te Republikes se Shqiperise. Populli pret drejtesi.

  4. Alban Dega says:

    ME BURGIM TE PERJETSHEM PA TE DREJTE
    FALJEJE !

    Vetem me dosjet e hetuara deri tash Adriatik Palla e ja te garantuar denimin me burg te perjetshem…
    E ato jane vetem maja e ajsbergut te krimeve te tij !

  5. Tironsi i vjeter says:

    Epara, ai iku kur e kishin hequr,e dyta,ju e nderpret mbasi e kishit filluar.Dha doreheqjen nga kush,ne ate moment ai ishte ne pritje ne se do i jepnin ose jo detyre,mbasi te kalonte vetingun,ca boni keshtu mor jahu…,e keni fillu terse kete pune.

  6. sherifi says:

    Po ata te perndjekurit qe po kerkoin haracet dhe po i marin, po kerkoin dhe fajtoret e 70 vjeteve te shkuara, po kerkoin dhe cmund ti marin ketij shteti, ndersa ne demokraci; mund te vrasesh, te vjedhesh, te shkelesh ligjin dhe ne fund te kerkosh qe te mos hetoesh, tu miratoka menjehere, shume mire.

  7. Kombi says:

    SHPRESOJME QE TI NENSHTROHET NJE KONTRROLLI TJETER ,PER KORRUPSIONIN QE KA BERE . PA LAGUR NUK MUND TE DALIN HAJDUTET ME NJE TE LARGUAR . FBI KA HAPUR DOSJEN E LLALLES DHE DUHET TI SHKOHET DERI NE FUND .
    KY BEN PJESE TEK PESHQIT E MEDHENJ .

  8. mirel says:

    Kjo po qe eshte drejtesi! Ja per kete kemi aspiruar te gjithe. Qe Llalla ti kish hallall leket e vjedhura me krim shkeljen e Ligjit, dhe ta nisnim me pushime qe ti haje gezuar.
    Hajt Gezuar 8 Marsin Shqiperi!

  9. mirel says:

    Dmth Vettingu i garanton gjithe krimineleve te larte paprekshmeri nga ligji nese lene postin.
    Burgu eshte per fukarane.
    Bravo, Bravo.
    Ti hani gezuar leket e vjedhura.
    Gjak e dhjame nga gjaku i popullit.
    Bravo qeveria! Ju lumte. Kjo eshte Reforma e duhur per Shqiperine.
    Para drejt Evropes te gjithe.

  10. ALPINI.
    Te nderuar bashke qytetar mos e kuptoni kaq ngusht kanunin e Vetingut.Per Adriatik Llallen ka perfunduar Vetingu ne drejtim te organeve te drejtesise.Ku d.m.th. se per 15 vite nuk gezon asnje te drejte ne drejtim te gjygjesorit si prokuror Gjygjtar.
    Ndersa per allishvericet qe ka bere nuk i ben Vetingu i bejne organnet e drejtesise.Funksionon kodi penal si per te gjithe qe kane bere vjedhje etj.

  11. Jak Boston says:

    Ky ” Komisioni i Pavarur i Hetimit ” Nuk qenka as ne nivelin e nje polici trafiku. Nje polic trafiku te ndalon per nje shkelje te caktuar dhe kur shikon se ke dhe shume shkelje te tjera te gjitha te shtohen deri te arrestimi nese arrin deri aty. Kurse ky komisioni i famshen qenka me i mire ngaqe niset me bere punen dhe te lenka te lire pasi ai qe kontrollohet thote qe une nuk do merrem me me kete pune, si me thene kundravajtesi qe une sdo ti jap me makines sot eshte dita e fundit.
    Po mire more vulehumbur a nuk thone te njejten gje dhe hajdutet, perdhunuesit, vrasesit, drogaxhinjte etj… qe nuk do e bejme me kete gje ?!
    Lind pyetja pse i dergojme ne burg ne ata per ate cfare ata nuk do bejne apo per ate cfare kane bere???
    Ky komisioni i famshem nuk qenka gje tjeter vetem se nje tjeter komision qe nuk beka asgje pa urdherat e kryetareve te partive si shume komisione te tjera qe veprojne.
    Atehere une pyes e c’na duhet nje komision i tille???
    Per te vendosur nderin e ketij komisioni ne vend duhet urgjentisht anetaret e ketij vendimi te dorehiqen ose te shkarkohen per paaftesi dhe te zevendesohen me te tjere qe do jene te pavarur dhe kompetente pasi keta treshja e ketij dokumentit ne kete shkrim nuk jane as te pavarur dhe as te afte.
    Rrjeta e merimandes kap cdo gje qe bie ne te disa i han merimanga per ushqim e disa ngelen aty se i ka kapur rrjeta. Keshtu duhet te punoje dhe Komisioni i Pavarur i Hetimit nese do te jete aty ku e kerkon koha dhe ddtyra.
    Po per ato 5 vitet qe ishte ne detyre Llalla nuk u dashka te kaloje ne rrjete???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje