"Banane dhe kokainë", zbardhen hyrje-daljet e menaxherit të  “Arbri Garden”: Brenda 2 muajve u largua 6 herë nga Shqipëria

8 Mars 2018, 15:51Kronika TEMA

Janë zbardhur lëvizjet e Donaldo Lushaj, njëri nga dy personat e arrestuar për kontenierin e kapur me 613 kg kokainë në Maminas të Durrësit.

Mësohet se Lushaj ka lëvizur 6 herë vetëm përgjatë dy muajve të parë të këtij viti me dy automtje në pikën kufitare të morinës Morinës, por në të shumtën e rasteve është rikthyer brenda ditës, sipas News 24.

Kështu, Lushaj ka dalë përmes Morinës:

Më 2 janar në 2018-ën dhe u kthye në të njëjtën datë.

Më 13 janar dhe u kthye në të njëjtën datë.

Më 21 janar dhe u kthye një ditë më pas.

Më 22 janar dhe u kthye në të njëjtën datë.

Më 26 janar 2018 dhe u kthyer në të njëjtën datë.

Më 5 shkurt dhe u kthye në të njëjtën ditë.

Donaldo Lushaj menaxheri i kompanisë “Arbri Garden” këto lëvizje  i ka kryer me dy automjete, përkatësisht me mjetet me targa AA 361 RH dhe AA 471 SU.

Për kapjen e kokainës u arrestua edhe shoferi i kamionit Armando Pezaku i cili po tranportonte kontenierin e mbushur me banane dhe kokainë tek kompania.

Ndërkohë është shpallur në kërkim pronari i kompanisë “Arbri Garden”, Arbër Çekaj. (TemA)

2 komente në ““Banane dhe kokainë”, zbardhen hyrje-daljet e menaxherit të  “Arbri Garden”: Brenda 2 muajve u largua 6 herë nga Shqipëria”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Për çi kit problem na jam kan tuj bisedue gjat
    adhe me mentorin ton të dashtun Neshat Fana
    na kishim pas teprica të mallit t’Kolumbis
    e vllaznit tan n’Kosov po dojshin shum banana!

  2. Shkelcim Miri says:

    Donald Lushaj eshte nje djal i ri dhe 99% eshte i pa ditur se cfare luhet dhe behet nga kompania , ai aty eshte nje i punesuar i besuar por jo i besuar per kokainen , levizjet e tij drejt kosoves mund te jene se mbase ka ndonje dashnore andej , njeri i lire eshte i lire te shkoje ku te doje , Donald Lushaj as nuk eshte i zoti i kompanise bananeve , as i zoti i kompanise si ben transportin e mallrave , dhe ne te dyja rastet nuk ka se pse te mbaje pergjegjesi , imagjinojeni se sa dem i kushton te mbaje gjith ket presion dhe te burgoset , po Grida Suma si kerkon te hedhe ne gjyq gazetaen tema per prishje imazhi , po ky sa para do kerkoi po doli i pafajshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje