Korçë, 20-vjeçarja i jep fund jetës pas sherrit me të fejuarin

8 Mars 2018, 14:09Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një vajzë e re i ka dhënë fund jetës pas një sherri që 20-vjeçarja ka patur me të fejuarin e saj.

Vajza 20-vjeçare nga fshati Zvirinë është vetëflijuar duke pirë fostoksinë.

Trupi i saj i pajetë është gjetur nga familjarët në banesë.

Sipas familjarëve, kohët e fundit vajza ka qenë në gjendje depresioni kohët e fundit për shkak të grindjeve të shpeshta me të fejuarin e saj.

Informacioni paraprak i policisë

Më datë 08.03.2018, në orën 10:15, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës ka shkuar e shoqëruar nga familjarët e saj shtetasja E.V, rreth 20 vjeçe, banuese në fshatin Zvirinë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se, në gjendje të rënduar emocionale, kjo shtetase ka konsumuar fotoksinë në banesën e saj, ku më pas në Spital, ka ndërruar jetë.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje