Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Durrësit pasditen e sotme.
Sipas raportimeve të para, mësohet se një fëmijë 4 vjeç ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë.
Aksidenti fatal ka ndodhur në lagjen ‘Pavarësia’.
Fëmija po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës duke i prerë rrugën automjetit.
Fill pas ngjarjes shoferi është larguar me shpejtësi. (TemA)