Shpallet në kërkim pronari i Call Center-it në Tiranë, nuk u jepte rrogat puntorëve

10 Mars 2018, 17:13Kronika TEMA

Administratori i një Call Centeri është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi nuk i ka dhënë rrogën dhe nuk i ka paguar sigurimet një punonjësi të tij.

Një 37 vjeçar nga Tirana e ka kallëzuar atë përpara bluve të qytetit për të kërkuar pagën që i takon.

 

Fill pas denoncimit, seksioni për krimin ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin italian G.A. 51 vjeç, banues në Itali.

Në rrugën “Nikolla Tupe”, te Call Center, në administrim të tij, ai ka punësuar pa e deklaruar dhe nuk i ka dhënë rrogën e sigurimet shoqërore, shtetasit I.B, vjeç 37, banues në Tiranë.

Policia po punohen për kapjen e G.A. i cili akuzohet për “mashtrim”, “fshehje e të ardhurave” dhe “punësim të paligjshëm”.(TemA)

1 komente në “Shpallet në kërkim pronari i Call Center-it në Tiranë, nuk u jepte rrogat puntorëve”

  1. Eri says:

    Shqiptaret e shkrete kane rene ne dore te makaronaxhive. Qe gjithe bota i njeh per mashtrusa e mafjoza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje