DETAJET E REJA/ Si “rriteshin” lekët në pemën e Adriatik Llallës. E 14-fishoi pasurinë me një letër “bakalli”

15 Mars 2018, 09:50Kronika TEMA

Mes dosjes së provave kundër Adriatik Llallës për shtimin e pasurisë,- për shkak se, siç tha Departamenti Amerikan i Shtetit, ai ka qenë i zhytur në raste të mëdha korrupsioni gjatë 5 viteve të ushtrimit të detyrës së kryeprokurorit,- gjen edhe çudira nga ato që as nuk ta rrok dot fantazia.

Shiheni me pak fare vëmendje më të shtuar, këtë letrën e parë të “bakallit” këtu poshtë.

Eshtë një shkresë e procesit të rivlerësimit të pronës së ish- kryeprokurorit të Republikës së Shqipërisë.

Në pikën 3 të këtij dokumenti, shkruhet: Vlera e kontratës së shitblerjes. Në krah të saj, me shkrim dore është vendosur shifra: 1.500.000 lekë ose 1.5 milionë lekë.

Ndërsa lart, në pikën 1 të shkresës, thuhet: Vlera e tregut e pasurisë sipas eskpertit të vlerësimit të pasurisë, në kuadrat kemi shifrën: 21.000.000 lekë ose njëzetenjë milionë lekë.

Pra vetëm me anë të kësaj shkrese, me një të rënë të lapsit, vlera e vetëm njërës prej pronave të Llallës është rritur me 14 herë dhe nga 1.5 milionë lekë pas kësaj ajo bëhet plot 210 mijë dollarë.

Pas këtij formulari çudibërës që duket si pema magjike ku rriten lekët e ish- kryeprokurorit, është një shkresë tjetër e vogë, ku sqarohet në mënyrë telegrafike se për çfarë bëhet fjalë.

Kemi të bëjmë në këtë rast për transaksionin e shitblerjes së një ullishte prej 3 000 metrash katrorë, nga një vrasës, tek kryeprokurori i Republikës dhe nga kryeprokurori më pas tek një biznesmen.

Nga 1.5 milionë që e blen me letra këtë ullishtë në periferi të Tiranës, Llalla, ia rivlerëson vetes në 210 mijë dollarë dhe pas kësaj ia shtet një biznesmeni pranë tij, për 250 mijë euro.

Kaq e thjeshtë. Pyetja që lind pas kësaj është: Po ju pse nuk bëheni dot miliarderë si z. Llalla kur gjërat qenkan kaq të thjeshta në këtë jetë?!!!

1 komente në “DETAJET E REJA/ Si “rriteshin” lekët në pemën e Adriatik Llallës. E 14-fishoi pasurinë me një letër “bakalli””

  1. shqip says:

    Pergjigjen e kesaj pyetje mund ta merrni te ligji per konfiskimin e pronave dhe floririt ” te Krrabes ” , kur mbaroi L2B . Si i shtuan te ardhurat ” treg*aret ” , kur 85% e njerezise hanin kallamoq ? Ne kushte lufte e ne moçal siç ishte Shqiperia , fuqia blerese ishte e dobet . Dhe pikerisht ne kete periudhe qene edhe spekulimet me te medha . Prandaj mos u habisni pse A.Palla i shumefishoi pasurite . Shqiperia vend pa ligj . Tok e xanun . Dru me pre . Dhe vrit e prit , rezultati ky eshte . Po me shume se kapja e peshqeve , sy peshkaqeneve , eshte demi mjedisor , finananciar , e strategjik per nje zhvillim normal . Po ne jemi te mbaruar si vend . Ketu eshte ligjeruar vjedhja . U mbushen fushat me shtepi te ngritura kuturu . Per me shume te okupuara nga invasioni barbarike . Dhe qeveria i legalizon . Toka dhe objekte shterore u shiten u grabiten . Tani shteti ( i leshit ) merr ambiente me qera . E kuptoni qe ketu Llalla , Gashi , Gina , e te tjere , Jane produkt i jo shtetit . Shtet pa strategji . Ne fillim u dha toke me 7501 , pa parashikuar , pa bere fare studime , plane zhvillimi . Pastaj ua blen sa frengu pulen , sepse aty do kaloje rruga , treni , ujsjellsi , etj . Dhe pastaj rrine e merren me Enverin . O milet kam kum . Ne kohen e gjirokastritit , Shqiperia kishte institute projektimesh , te disa fushave . Kur keta moren çelesat e shtetit , e kujtonin se do mbanin kioska , e jo dikastere . Ja rezultati . Te vjedh k.prok , e pastaj i fut nje xhiro andej nga gjermania . Kushedi ne keto momente , shikon tv dhe zgerdhihet si katunar ( katilar ) qe eshte . Vetem Shqiperia protektorat i Shba , Gjermanise , mund ta ndryshoje kete mejhane . Me njerez qe s’dine ç’eshte shteti , qe thone ; Shqiperia 1 € , e qe legalizojne shtepira abuzive , nuk vemi gjakundi . Nusja e presidhjerit i ben karshillek k.prok . E kuptoni Ku jemi ne o njerez ? Vite drite larg Europes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje