VIDEO: Dalin pamjet e arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës

16 Mars 2018, 13:30Kronika TEMA

Kanë dalë pamjet nga momenti i arrestimit të kryetarit të bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, i zgjedhuri i PD-së në vendoret e 2015-s.

Në pamjet e publikuara nga Report tv shihet Frokaj i cili  është shoqëruar nga dy automjete të policisë nga Bashkia e Lezhës për në ambientet e policisë.

Ai duket teksa ecën në kembë i rrethuar nga pesë efektivë policie civilë.

Kryetari i bashkisë së Lezhës u arrestua ditën e sotme pasi akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ dhe ka dyshime se ka tjetërsuar prona tek ‘Rana e Hedhun’.

Përveç Frrokaj  është arrestuar edhe nënkryetari i Bashkisë Enver Hafizaj, kreu i Hipotekës Gjelina Bacaj si dhe dy juristët Eduard Lekaj e Armando Dakaj.

Gjithashtu, prokuroria ka lëshuar 23 urdhërarreste, ku prej tyre 5 janë vënë pranga, ndërkohë që janë në kërkim 18 të tjerë. (TemA)

3 komente në “VIDEO: Dalin pamjet e arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës”

  1. ar-qy-tek-ti says:

    ka lezet me pa rruge me asfalt neper qytete me ne fund!

  2. goliku says:

    Ne radhe te pare peshk i madh eshte ai qe ka vrare e vjedhur ai qe e shkateroi vendin percau shqipetaret,agjent i UDB dhe ky sigursht kuptohet sepae eshte familje kriminale e Sali Berishes.

  3. Bujku says:

    Edhe ai i Beratit e ka hak!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje