A e paralajmëroi ministri Xhafaj arrestimin e kryebashkiakut të Lezhës? Ja deklarata e bujshme në shkurt

16 Mars 2018, 13:54Kronika TEMA

Mesditën e sotme është arrestuar kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.

Mbi të rëndojnë akuzat për ‘shpërdorim detyre’ pasi sipas hetimeve zyrtarët kanë tjetërsuar pronat tek “Rana e Hedhun”.

Ndërkohë duket se rasti është paralajmëruar pak kohë më parë edhe nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj që deklaroi në shkurt se do të kishte arrestime lidhur me akuzat për abuzime dhe tjetërsime të pronave.

“Dua t’ju them që jam i shqetësuar, ua thashë edhe njerëzve të Policisë për disa abuzime që janë bërë me tokat këtu, me pronën publike, me vijën bregdetare në zonën e Lezhës posaçërisht.

Besoj që hetimet që janë duke u zhvilluar, janë në proces, besoj që do të jenë eficiente, do të jenë të suksesshme.

Janë hetime që po bëhen bashkë me Prokurorinë këtu dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Dhe unë shpresoj dhe besoj fort që shkaktarët e kësaj batërdie do të vendosen përpara përgjegjësisë penale”, tha në atë kohë Fatmir Xhafaj.(TemA)

 

1 komente në “A e paralajmëroi ministri Xhafaj arrestimin e kryebashkiakut të Lezhës? Ja deklarata e bujshme në shkurt”

  1. Tajari says:

    Te gjejn vend e te futen.Tani do e shikojne keta se c’ do te thote drejtesi.Do merren te gjitha pronat mbrapsht.Do u marrin edhe shtepite e banimit.Per leket qe ka humbur shteti as qe behet fjale qe do i kthejne nje me nje.
    Do behet drejtesi!!!
    Po tani qe do i marri mbrapsht( nëqoftëse) shteti c’ do i beje keto toka?!
    Do ua japi te tjerve?!
    Aaaa?
    Dolen disa langaraq te behen me prona ne det.Ku veni moooo?! Dale se ka langaraq me kostum e kullaro qe jane më me lek se ju.
    Ndryshojne nga ju langot fshatar…ata jane me kostum,jane ne media,jane ne pushtet,jane aty ku njeriu nuk ka kurfare vlere.
    Te pakten hiqni ushqimoret se keta langot me kullaro jane te gatshem tu mbajne edhe kripen e gjelles.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje