Adriatik Llalla, nis verifikimi i pronave dhe llogarive bankare nga ekspertët e pastrimit të parave të pista

17 Mars 2018, 09:18Kronika TEMA

Ka nisur verifikimi i imtësishëm dhe kontrolli me lupë i të gjitha pasurive, pronave, llogarive bankare, transaksioneve dhe veprimeve financiare përgjatë gjithë periudhës se deklarimit dhe kontrollit të pastërtisë së figurës së Adriatik Llallës dhe familjarëve të tij, nga ana e grupit të hetimit të çështjes së tij.

Më herët media deklaroi se hetimi ndaj Llallës ka nisur zyrtarisht nga një grup prokurorësh të Prokurorisë së Përgjithshme të cilët pritet të ngrenë zyrtarisht akuzën dhe të bëjnë regjistrimin e çështjes penale në ngarkim të tij.

Fokusi i posaçëm është tek të gjitha veprimet dhe lëvizjet e deklaruara ose të padeklaruara ende prej tij, objekt i hetimit për pastrimin e produktit të veprës penale.

E thënë me fjalë më të thjeshta, pastrimi i parave të pista që ai ka tentuar apo ka realizuar, para këto të fituara nëpërmjet asaj që Departamenti Amerikan i Shtetit tha se janë raste të mëdha të korrupsionit gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

Ish- prokurori i Përgjithshëm i Republikës, Adriatik Llalla është vënë në këtë mënyrë nën hetim për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Hetimet janë fokusuar tek zbardhja e të gjitha pasurive të deklaruara ose jo nga ana e z. Llalla, mbi aferat dhe skandalet e pronave të bëra publike kohët e fundit nga mediat, tek jeta superluksoze e familjes Llalla, nga hetimi i bërë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ose shkalla e parë e vettingut një proces i ndërprerë pak kohë më parë me kërkesë të ish- kryeprokurorit.

Nga ana tjetër, i është kërkuar ndihmë FBI dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilat po sjellin provat dhe faktet e tyre kundër Llallës, me anë të të cilave morën edhe vendimin për ti ndaluar hyrjen në SHBA katër pjestarëve të familjes së tij. Mësohet se çështja do ti kalojë pas kësaj për hetim JO Prokurorisë së Tiranës ku z. Llalla ka ende ndikim dhe konflikt interesi për shkak të emërimeve nepotike dhe korruptive që besohet se ka bërë kur ishte në detyrë.

Në këto kushte nisur edhe nga rregullat e procedimit që ndjek Prokuroria në raste të tilla, çështja pritet ti kalojë për juridiksion prokurorisë së qarkut më të afërt që në këtë rast janë ato të Durrësit ose të Prokurorisë së Elbasanit.

Eshtë hera e parë në historinë e Shqipërisë që një ish Prokuror i Përgjithshëm vihet nën hetim për akuzën e rëndë të pastrimit të parave të pista, një akuzë pothuajse e paralajmëruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si dhe ambasadori Donald Lu. Në një farë mënyre këtë zhvillim të sotëm e paralajmëroi edhe Prokurorja e Përgjithshme, znj. Arta Marku gjatë intervistës së dhënë mbrëmë në një televizion.

Provat dhe çështjet që po shqyrtohen ndaj Adriatik Llallës janë:

1.- Departamenti Amerikan i Shtetit dhe institucionet ligjzbatuese amerikane i kanë ofruar orët e fundit Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë prova me zë dhe me figurë e prova të tjera të gjithanshme e të pakundërshtueshme, për rastet e mëdha korrupsionit të Adriatik Llallës. Kjo u konfirmua indirekt edhe nga Arta Marku Kryeprokurorja e re, gjatë një emisioni televiziv.

2.- Gjatë javëve të fundit, janë publikuar prova dhe fakte skandaloze që tregojnë jetën tejet ekstravagante të familjes Llalla, të ardhurat zyrtare të së cilës kanë qenë gjithmonë vetë dy paga normale nëpunësish të shtetit shqiptar. Por familja Llalla ka jetuar në një standard luksin e së cilës mund ta kenë privilegj ose familjet e sheikëve, mbretërve apo miliarderëve. Pasi siç është bërë publike tashmë nga qindra foto, fakte e prova, kjo familje e ka çuar jetën mes pushimeve me jahte miliona dollarëshe, helikopterave, skafeve, motorrave të ujit, parqeve të makinave superluksoze ku vetëm njëra prej tyre kushton 263 200 euro, në ambjente ekskluzive, resorte, ishuj, hotele me 5 yje kudo nëpër botë dhe qendrat më të shtrenjta të biznesit duke bërë shooping, me blerje me çmime të frikshme të markave më të shtrenjta të veshjeve të modës së lartë. Kjo eshte vetem ajo çka i bëri shqiptarët që të perceptojne nga ana vizive, mënyrën e jetesës së familjes Llalla jashtë çdo parafytyrimi per nje familje tjeter shqiptare qe mbahet me dy rroga të shtetit shqiptar.

3.- Mediat kanë ekspozuar gjatë kësaj jave disa fakte skandaloze me dokumenta zyrtare te noterizuara, qe hedhin dritë mbi një mekanizëm të errët kriminal mbi të cilën ka ngritur pasurimin e saj familja Llalla. Në provat e ekspozuara vihet re lehtësisht se ish Kryeprokurori ka përdorur një skemë klasike pastrimi parashë të pista,- sipas ekspertëve,- duke blerë prona të paluajtshme me çmime të lira dhe duke i rishitur ato pas një kohe shumë të shkurtër ose rivlerësuar, me çmime dhjetra herë më të larta.

4.- Ish Kryeprokurori eshte kapur me prova te pakundërshtueshme, me shkresa që mbajnë edhe firmën e tij, se ka realizuar transaksione financiare dhe shitblerje pronash me vrasës e kriminelë. Një rast i paprecedent ky për kreun e një ogani si Prokuroria e Përgjithshme e Republikës.

5.- Ish Prokurori i Përgjithshëm ka hyrë në transaksione të errëta biznesi nëpërmjet shitblerjes së pasurive të paluajtshme, me persona të cilët nuk justifikojnë në asnjë rast burimin e ligjshëm të të ardhurave të tyre, çka i ka ekspozuar ata si njerëz- guackë për të mbuluar shitësit e vërtetë.

6.- Ish Kryeprokurori ka bërë blerje pronash në cash, në shuma qe tejkalojne dukshem mundesine e te ardhurave zyrtare te tij, nga rrugë të ligjshme, duke arritur përshembull që të blejë me letra një shtëpi në plazhin e Durrësit, e për ta rishitur brenda vetëm dy javëve 2-3 herë më shtrenjt, me çmimin e një vile.

7.- z. Llalla brenda dy muajve pranë perfundimit te mandatit te tij si Kryeprokuror, ka bërë blerjen e tri pasurive të patundshme në shifra deri në afër 600 mijë dollarë amerikane. Çka hedh hije shumë të forta dyshimi se jane para te pista.

8.- Ish Kryeprokurori ka blerë një fshat të tërë në periferi të Tiranës, quhet Qeha Shytaj dhe ndodhet në Njësinë Administrative Baldushk, në fillim të autostradës drejt Elbasanit. Tokat jane ne 4 parcela super të mëdha, me një sipërfaqe mbi 22 mijë metra katorë që janë blerë me çmime qesharake deri ne 400- 500 lekë metri katrorë e që më pas janë rivlerësuar me çmime dhjetra herë më të larta. Sipas ekpsertëve të fushës, një operacion tipik pastrimi parashë të pista.

9.- Llalla ka realizuar transaksione të errëta financiare sipas një skeme kriminale, duke futur në lojë një shumë afro 100 mijë euro, e duke realizuar në përfundim të kësaj loje deklarimin e një shume marramendase prej një miliardë e gjysëm lekësh.

10.- Adriatik Llalla zotëron veç të tjerash në Tiranë një sipërfaqje toke prej mbi 25 mijë metrash katrorë, një sipërfaqe kjo e jashtëzakonshme për tu blerë edhe nga firmat më të mëdha ndërtuese të vendit, e jo më nga një zyrtar me rrogë normale shteti.(Alpenes.al)

8 komente në “Adriatik Llalla, nis verifikimi i pronave dhe llogarive bankare nga ekspertët e pastrimit të parave të pista”

  1. Une says:

    Ciao tikuuu ,terhiqe kemben zvar qe mos te jesh vetem qe te lozesh dan me salen per te shtyryre burguuun,vafsh ne te semes or mut

  2. Une says:

    Ciao tikuuu ,terhiqe kemben zvar qe mos te jesh vetem qe te lozesh dan me salen per te shtysh burguuun,vafsh ne te semes or mut

  3. Albani says:

    Nje gje nuk kuptoj une si shqiptar:
    Si ka mundesi qe ky qafiri ka bere kerdine dhe institucionet e tjera te shtetit e kane lene te vazhdoje babezine dite nate pa ju dridhur qerpiku dhe tani dalin miljardat.Si nuk paska nje mekanizem qe ne momentin e pare qe u diktua ti hidheshin hekurat pa patur fare parasysh se ishte prekuror a president a kryenminister.Cfar vlere ka kjo tani kur ky ka bere piselleqet e dynjase dhe zullumi eshte trashur sa qe nuk i gjendet fundi.Kjo tregon se ato partiçkat qe gjoja ju digjet shpirti per popullin se sa te afta jane per ti vene zjerrin popullit te varfer.Tani e mesuame se krijimi i nje numeri te madh partishe u bekerka per te sunduare sa me shume te jete e mundur nga nje grusht palaçosh dhe te pa fytyre.Partive tu hiqet kategorikishte dhenia e parave nga taksapagusit se kjo eshte krim i nenedheshem per te mbuluare syte e popullit dhe per ti çuare drejte mjerimit.

  4. Mona me cizme salihi me uragane says:

    Jane genjeshtra per ta vrare politikisht prokurorin e salihit dhe ilirit Hajde salih mlidh uraganet e sateme dhe likja me ne krye monen te mrojne pasurite e vena me djerrse
    Keto jane prokuroret e Rames te blera me para droge
    Vetem lulka e di origjinen e parave te droges Prandaj pyesni ate dhe ruset per para te pastra
    Dhe pyetja lind se tani qe e keni brenda nga ju del fenda Mona me cizme te vashdoje punen

    1. LORA says:

      Koment super,nuk shtoj dot qofte edhe nje fjale,,,big like.

  5. Albania says:

    ne shtetitn e Salistanit u zhvilluan monstrat si ky me kursin e Plepave dhe direktivat nga Beogradi. 25 vjet Salistan e bene kte popull aq mjeran sa humbi cdo vlere morale.
    Nese kta figura nuk perfundojne pas hekurave per cfare kryen atehere kurre sdo kete zhvillim ne kte vend. Shpresojme qe vetingu nuk do jete nje farsitet si gjygji kunder sistemit diktatorial te pseudo-komunisteve.

  6. Qimja says:

    TIKU, ?Këmbën zvarrë për ,MATËN, MUTËN, BATËN, BETËN, ?? ALFËN DHE ZETËN !!??

  7. drejtesia says:

    Nje ore e me pare pas hekurave o felliqesire qe ke marr ne qafe qindra familje te pa fajshme ti dhe kelyshat e tu si HAJDARMATA,VLADIMIR MARA,PERPARIM,ENEDI. Ju denofte ZOTI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje