Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, blerës edhe prindërit e Berishës

16 Mars 2018, 19:33Kronika TEMA

Lidhur me arrestimin e sotëm të kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj për shpërdorim detyre, me akuzën e tjetërsimit të pronave në zonën e quajtur “Rana e Hedhun”, mësohet se pjesë e personve që kanë blerë tokë në Shëngjin, te zona e në fjalë, janë edhe prindërit e portierit të kombëtares shqiptare të futbollit Etrit Berisha.

Në fakt, prindërit e mbrojtësit ekstrem që luan me Atalantën në Serinë A, kanë blerë tokë te “Rana e Hedhun” nga personat që mendohet se i kanë tjetërsuar pronat, shkruan Report TV.

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës dhe disa zyrtarëve të tjerë për problemet me pronën në fjalë gjatë ditës së sotme, me urdhër të Prokurorisë janë sekuestruar pesë parcela toke me një sipërfaqe prej 258 324 m2.

Toka e sekuestruar ndodhet në zonën e bregdetit në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, pjesë e Njësisë Administrative Shëngjin.

1 komente në “Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, blerës edhe prindërit e Berishës”

  1. demok says:

    luj mor vendit.kujtuam se jane gjalle Rama me Sheqeren!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje