“Shkatërruan” 7 grupeve kriminale, policia publikon pamjet e arrestimit të 39 shqiptarëve

17 Mars 2018, 14:57Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga momentet e arrestimit të 39 personave, pjesë e një rrjeti kriminal, që merreshin me trafik klandestinësh për në SHBA, Kanada dhe Angli.

Ku grup i shtrukturuar kriminal përbëhej nga 7 banda.

Për çdo person që donte të shkonte në shtetet e sipërpërmendura paguhej nga 7 000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 deri në 30 000 dollarë për në SHBA dhe Kanada.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, SBBA e Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e rreth 1 mijë personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve dhe Kanadasë.

Të arrestuarit:

1. Ardian CORRI, 47 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë.

2. Luan QYRKU, 60 vjeç, banues në Tiranë.

3. Eno MUÇOLLARI, 57 vjeç, banues në Tiranë.

4. Ardian GURAKUQI, 58 vjeç, lindur në Elbasan e banues në Tiranë.

5. Zaim HYSENBELLIU, 57 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë.

6. Arben KAJAÇI, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

7. Genci OSMANAJ, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

8. Oltjan SERANI, 33 vjeç, lindur në Përmet e banues në Tiranë.

9. Tanush PRENGA, 48 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Laç.

10. Liri MUÇOLLARI, 55 vjeçe, lindur në Çorovodë e banuese në Tiranë.

11. Fuat ZAIMI, 51 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë.

12. Nikolin PRISKA, 49 vjeç, banues në Tiranë.
13. Ylber RAMA, 44 vjeç, lindur në Dibër e banues në Tiranë.

14. Haki TARJA, 50 vjeç banues në Tiranë.

15. Bedri BENDAJ, 55 vjeç, lindur në Berat, e banues Tiranë.

16. Erenik AVDYLI, 30 vjeç banues në Tiranë.

17. Nik BUSHI, 65 vjeç, lindur e banues në Shkodër

18. Kolë VUSHAJ, 49 vjeç, banues në Malësi të Madhe.

19. Besnik VUÇAJ, 49 vjeç, lindur në Shkodër, por rezident në Irlandë.

20. Alfred KALAJ, 32 vjeç, banues në Malësinë e Madhe.

21. Mhill ZEFI, 42 vjeç, banues në Shkodër.

22. Nosh VOLAJ, 45 vjeç, banues në Malësi e Madhe.

23. Prel GJELAJ, 54 vjeç, banues në Malësi e Madhe.

24. Sokol DULI, 49 vjeç, banues në Lezhë.

25. Euglen DUSHKU, 32 vjeç, banues në Lezhë.

26. Leonora DUSHKU, 33 vjeçe, banuese në Lezhë.

27. Roza FRROKU, 40 vjeçe, lindur në Fier e banuese në Lezhë.

28. Blerim BRAHIMI, 36 vjeç, banues në Lezhë.

29. Luigj SHTINJA, 52 vjeç, banues në Kurbin.

30. Esat CAKONI, 52 vjeç, banues në Kurbin.

31. Fatos MUJA, 48 vjeç, banues në Kukës

32. Kreshnik MUJA, 35 vjeç, banues në Kukës.

33. Artur KARAJ, 43 vjeç, banues në Krujë.

34. Kristian Zallinaj, 21 vjeç, banues në Shkodër.

35. Mensur Selami, 53 vjeç, lindur e banues në Dubrovë – Peshkopi.

Gjithashtu janë arrestuar edhe 4 punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar në pikat e kalimit kufitar, në kundërshtim me ligjin.

Ata janë:
• Çelnik MAKSUTI, 53 vjeç, lindur e banues në Pogradec me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

• Ilir ISMAILI, 32 vjeç, lindur e banues në Pogradëc, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

• Erjon MAXHARI, 28 vjeç, lindur e banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

• Gjokë UJKAJ, 46 vjeç, lindur e banues në Shkodër, me detyrë kontrollor në P.K.K. Hani i Hotit Shkodër.

Njëkohësisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 12 shtetasve tjerë, të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, nga këta 2 shtetas janë me shtetësi dhe kombësi bullgare
(B.S, I.F, S.H, E.K, P.K, S.K, SH.K, A.Ç, A.E, J.SH, B.K dhe M.V)
Gjatë kontrollit të ambjenteve dhe vendeve të dyshuara që përdoreshin nga autorët, janë gjetur dhe sekuestruar disa prova materiale si:
•10 njësi qendrore (kompjuteri)
•8 printera lazer me ngjyra
•15 laptopë, 3 I-padë,
•56 aparate telefonash
•17 automjete
•5,600 euro, 1,000 $ dhe 3 400 000 lekë
•5 pasaporta ndërkombëtare shqiptare
•Sasi dokumentash të ndryshme, si pasaporta e karta ID të kombësive të ndryshme, vula dhe elementë stampimi
•1 armë zjarri automatike model 56 dhe 13 fishekë
•1 armë gjahu.

Materialet hetimore në lidhje me ndalimin e këtyre personave dhe provat materiale të sekuestruara, janë vënë në dispozicion të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Hetimet për këtë procedim penal vijojnë në lidhje me persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Finalizimi i këtij super-operacioni dëshmon rritjen e besueshmërisë së Policisë shqiptare, Prokurorisë dhe agjencive të tjera ligj zbatuese tek partnerët ndërkombëtarë.

Duke përfituar nga rasti, falënderojmë partnerët për mbështetjen dhe besimin.

Policia e Shtetit është e gatshme dhe e angazhuar të godasë me Forcën e Ligjit çdo veprimtari antiligjore dhe veçanërisht krimin e organizuar, për të ndërtuar një Shqipëri më të sigurt e më të mirë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje