Plagosje me armë zjarri në Has, i riu qëllon me pistoletë 52-vjeçarin

18 Mars 2018, 09:32Kronika TEMA

Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ka tentuar të vrasë një shtetas dhe e ka plagosur me armë zjarri.

 

Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, arrestuan në flagrancë shtetasin Abedin Cenalia, 30 vjeç, banues në fshatin Vranishtë, Has.

Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Krumës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri duke e plagosur në këmbë, shtetasin S.Sh., 52 vjeç, banues në fshatin Vranishtë, Has.

I plagosuri ndodhet në spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrëzikut për jetën. Shërbimet e policisë pas kontrolleve dhe krehjes së zonës, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, tip “MINI-BLOU”, ku dyshohet që është përdorur nga autori për plagosjen e shtetasit S.Sh.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76,22 e 278 të Kodit Penal. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje