Zyrtarët e Bashkisë së Lezhës dolën sot para Gjykatës pë t’u njohur me masën e arrestit.
Mes tyre ishte dhe kryetari i bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj, i cili është nën akuzë bashkë me 22 të tjerë si i dyshuar në aferën e tjetërsimit të tokave në bregdet.
Teksa mbërriti në seancë me pranga në duar, Frrokaj dukej i shqetësuar për situatën në qytet si pasojë e rreshjeve.
Ai kërkoi që të bëhet kujdes me rrëshqitjet e dherave, sidomos tek lagjia pranë Kalasë.
Frrokaj i ka kërkuar nënkryetares së Bashkisë Lezhë t’i shkruajë një shkresë komitetit të emergjencave që të ndërhyhet në këtë rrugë pasi ka rrëshqitje masive.
Një shqetësim i çuditshëm ky i Frrokajt, kur atij vetë po i rrëshqet “toka nën këmbë”.(TemA)