Lufta mes bandave të drogës ka shkaktuar vrasjen e një tjetër shqiptari në Ekuador, bashkë me të shoqen.
Viktima është Fadil Kaçaniç bashkë me të shoqen Fatime.
Kjo është vrasja e tretë e shqiptarëve në Ekuador brenda një kohe të shkurtër, një vend ky ku mafia shqiptare ka krijuar një bazë të fortë.
64-vjeçari, sipas Tesheshi.com, ka qenë agjent sekret i UDB-së jugosllave, por pas pensionimit është lidhur me grupe shqiptarësh nga Kosova që i kanë kërkuar të blente kokainë nga kolumbianët.
Kaçaniç mësohet se ka vite që është njeriu i cili porosit drogën që menaxhojnë shqiptarët në Europë.
Vrasja e tij është një shenjë shumë e rëndë, pasi për të nuk ka pasur asnjë problem për mbi 15 vjet, ngaqë ka qenë një profesionist në diplomaci dhe marrëveshjet me palët.
Kaçaniç(Kaçaniku) dhe bashkëshortja e tij 63-vjeçare, Fatime,u gjetën të vrarë në rrugë por mësohet se janë ekzekutuar më parë në banesë.
Ata u gjetën të vdekur në një zonë të banuar pranë qytetit të Guajakilit, në perëndim të vendit.
Kaçaniç u qëlluar për vdekje me tre plumba, ndërsa bashkëshortja ishte goditur me sende të forta.
Trupat e tyre u gjetën pranë një autostrade jo shumë larg vendit ku banonin dhe hetuesit thanë se bëhet fjalë për disa pjesëmarrës në krim, të cilët hynë në shtëpinë e tyre të veshur si policë.
Pasi i vranë, ata u kishin marrë edhe një shumë të madhe parash, që Kaçaniç mësohet se i kishte përfituar nga trafiku i drogës.
Shqiptari i Malit të Zi mësohet se ishte një njeri kyç dhe më i besuari i kartelit që furnizonte bashkëatdhetarët e tij me kokainë.(TemA)
KESHTU PERFUNDOJNE SPIUNET E UDB.
Ku stan kete bulmet prodhon.Keshtu Po Han koken mes veti dhe Brenda llojit.
Ishte njeriu kuc dhe me i besuari…….. Une kam dy pyetje per te bere per ato qe lexojne komentet. Kush ka qene ministri i jashtem shqitare i lidhur me mafjen italiane. MOS harroni se po ai minister i jashtem shqiptareve i kerkoi nje gazetarit mafjoz italiano qe ti pregatiste nje takim me ministrin e jashtem te Italise, zotin Fratinini. Dhe jo vetem kaq por ky takim kishte shume kerkesa nga ish ministri i jone. Ky gazetare mafjos u denua nga drejtesia italiane. Pyetja e dyte eshte: Kush e priti presidentin serb ne Fiera, gjoja per te vizituar qytetaret serb. Ma dolenserb edhe ne Fier.
Treviso paske filluar te harrosh shqipen avash avash. Kjo tregon qe paske nja 15 a 20 vjet ne Itali.Kuc i thone qenit per ta larguar,trembur ndersa kyc thuhet per personin qe ka ne dore te gjitha lidhjet e trafikut apo kyc mund te themi dhe per celesin e te fshehtave qe ai mban. Nese une do kisha informacion se cili minister i jashtem qenka i lidhur me mafian italiane do e kisha thene por se di pse ti nuk e thua kete emer??
Po per kryespiunin tone te UDB-se, Sali Berisha, kur do te ndodhe nje gje e tille?
Nuk i ndodh gje atij, ai ben vetem rrugen shtepi dhe zyre, qe e Ka vetem 100 metra larg,dhe me 10 gorilla nga prapa,,,,eshte shejtan Busalla ai,,,,edhe kullen e kashtes ne vicidol qe ndrtoi shkerdhenit se Ka par akoma,,,,
Porosia është dhënë nga Kuliçet
Shqiptar “maqedonie” , jo nga Mali I Zi !!!!!! As perkthimet nuk arrini ti beni korrektesisht !! Gjurmet te çojne ne Kosovo klanet e Kelmend-ajve , Thaç-rave , e te tjere !!