Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër në orët e para të mëngjesit ku një person është vrarë me armë zjarri.
32-vjeçari me inicialet E.K. është gjetur i vdekur në oborrin e banesës së tij në fshatin Maqellarë.
Raportohet se autori i krimit të rëndë ka mundur të largohet në drejtim të paditur.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në zonë.
Ndërkohë në vendgjarje janë sekuestruar disa prova materiale që mund të ndihmojnë në zbulimin e autorit të vrasjes.
Informacioni nga policia:
Me datë 20.03.2018, rreth orës 01:30, është vrarë me armë zjarri, në oborrin e banesës së tij në Maqëllarë shtetasi E.K, rreth 32 vjeç .
Policia e Dibrës me të marrë njoftimin, ka shkuar në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli, si dhe po krihet e gjithë zona për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova të mundshme që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.