180 mln kokainë në Durrës, Gjykata lë në burg Armando Pezakun dhe Donald Lushajn

20 Mars 2018, 13:18Kronika TEMA

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në burg Armando Pezakun dhe Donald Lushajn, të cilët u arrestuan disa ditë më parë si të implikuar me ngarkesën prej 613 kg kokainë të kapur në konteinerin me banane në Durrës.

Donald Lushaj i cili u la në burg ishte menaxheri i firmës “Arbri Garden” në pronësi të Arbër Çekaj, personi që kishte porositur ngarkesën me banane nga Kolumbia në të cilën u kap sasia rekord e drogës.

Ndërsa Armando Pezaku ishte shoferi i trailerit që transportonte kontenierin të mbushur me banane dhe 613 kg kokainë.

Ndërkohë administratori i firmës “Arbri Garden”, Arbër Çekaj është shpallur në kërkim ndëkombëtar pas kapjes së kokainës rekord në Maminas.  (TemA)

1 komente në “180 mln kokainë në Durrës, Gjykata lë në burg Armando Pezakun dhe Donald Lushajn”

  1. kasem gahinji says:

    nuk duhet te mbahen ne burg,ata nukdinin gje se kush ua ka futur.ka gje fakte?ata ne lezhe jene me firme e me vule dhe i lane ne shtepi,se keshtu donte lulushi.duhet te protestoje dikush edhe per keta te gjore se u mbuhen burgjet me cironka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje