Turqit thyejnë rekordin, bëjnë bakllavanë më të madhe në botë, peshon 515 kg dhe ka 11.800 copë

23 Mars 2018, 12:09Lifestyle TEMA

Pastiçierët nga mbarë Turqia bashkuan forcat dhe përgatitën bakllavanë më të madhe në botë, të cilën e konfirmoi edhe komisioni për shpallje në librin e rekordeve Guinness, raporton Anadolu Agency (AA).

Bakllavaja më e madhe në botë u përgatit në margjinat e Panairit të 3-të Ndërkombëtar të Turizmit, Travelexpo dhe Samitit të gastronomëve të cilët po mbahet në kompleksin ATO Congresium në Ankara.

Bakllavanë me një peshë rekorde 515 kilogramë, turqit e poqën në një tepsi ndërkohë që përpjekjen nga afër e ndoqën përfaqësuesit e komisionit për vendosjen në librin Guinness, të cilët e vlerësuan si të suksesshme.

Njëri nga sponsorët e bakllavasë më të madhe në botë ishte kompania MADO, kreu i të cilës Mehmet Kanbur, deklaroi për AA se pastiçierët kanë punuar në tre muajt e kaluar.

“Bakllavaja turke ka vendin e saj gjatë lindjeve ose vdekjeve të njerëzve, gjatë Bajramit dhe datave tjera të rëndësishme në jetën tonë. I dëshmuam botës se kemi ëmbëlsirën më të mirë në botë.

Këta 515 kilogramë janë dyfishi i rekordit të vjetër”, tha Kanbur.

Bakllavaja në fjalë u poq në një tepsi të gjerë 2.5 metra dhe të gjatë 7.5 metra dhe ka gjithsej 11.800 copë.

Qëllimi i kësaj ka qenë regjistrimi i bakllavasë si një produkt i traditës turke, por njëkohësisht i është dërguar botës një mesazh se tani është koha për ëmbëlsira, jo për përleshje.

5 komente në “Turqit thyejnë rekordin, bëjnë bakllavanë më të madhe në botë, peshon 515 kg dhe ka 11.800 copë”

  1. hh says:

    Shpejt me kova te hame bakllava

  2. Janullatos arxidoglyftis says:

    Bakllavaja eshte greke !!!

    1. Vorio Epirioti says:

      Eshte 100% Hellene mongolet e vollen nga ne

    2. beni says:

      Eshte 100% Hellene mongolet e vollen nga ne .Cfare eshte FILO PEJSTRI qe behet bureku ??!!

  3. ''tyrk elhamdylillah'' ......... says:

    bakllava per…………..vdekje!
    prandaj dhe ne vatan eshte shtuar shume xhiro e bakllavase,kjo fale vdekjeve mes sunitesh………..allah uakbar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje