Vizita e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, ka betonuar kërkesat e Athinës për ndryshimin e Kushtetutës dhe një varg kërkesash tjera si kusht për zgjidhjen e kontestit 27-vjeçar me Maqedoninë për çështjen e emrit.
Deklarata e tij me tone miqësie dhe përkushtimi për ndërtimin e raporteve të mira mes dy vendeve dhe integrimin e, siç tha, “fqinjit verior” në institucionet euroatlantike, sipas njohësve të zhvillimeve ndërkombëtare, mbetet vetëm deklarative, pasi Kotzias me qartësimin e vijave të kuqe, dëshmoi se Athina nuk ka lëvizur për asnjë milimetër nga ajo që tashmë e di i gjithë opinioni.
“Për mua janë të pakuptimta qëndrimet e tyre të shprehura, madje, në mënyrë agresive. Vijnë këtu, ndërsa paraprakisht i tregojnë qëndrimet e tyre.
Qëndrimi apo kërkesa e tyre për ndryshimin e Kushtetutës mendoj se nuk duhet të merret parasysh”.
“Këtu do të ngecë i gjithë procesi, pasi Maqedonia nuk duhet dhe nuk guxon t’i hyjë një procesi të ndryshimit të Kushtetutës pasi përveç se do të nënkuptonte si përzierje flagrante e Greqisë në punët e brendshme të vendit tonë, kjo gjithashtu mund të shkaktonte pakënaqësi dhe turbulenca të paparashikueshme te ne”, deklaron për Radion Evropën e Lirë, Lupço Ristevski, ish-ambasador i Maqedonisë në Greqi dhe ish-pjesëmarrës në bisedimet për zbatimin e marrëveshjes së përkohshme mes dy vendeve të vitit 1995.
Ismet Ramadani, kryetar i Këshillit Euroatlantik dhe këshilltar i Jashtëm i kryeministrit Zoran Zaev, thotë për Radion Evropën e Lirë se mesazhet e shefit të diplomacisë greke japin shpresë se ndoshta dy vendet mund të arrijnë zgjidhje pasi nga ky kontest asnjëri vend nuk mund të ndihet si fitues.
Por, Ramadani nuk beson se zgjidhja mund të arrihet me ndryshimin e Kushtetutës, pasi edhe sikur ta donte këtë Qeveria dhe shumica parlamentare, ajo nuk do të arrihej për shkak të mungesës së shumicës absolute në Kuvend.
“Çështja e ndryshimeve kushtetuese tani edhe nuk ka gjasa të ndodhë pasi shumica në Kuvend nuk i ka a dy të tretat e votave.
Prandaj, për ta kapërcyer këtë fazë, mendoj se do të ketë mirëkuptim nga pala greke, që një pjesë e marrëveshjes të përfshijë ndryshimin e emrit dhe disa çështje që mbeten kontestuese e që kanë të bëjnë me Kushtetutën, të arrihen me disa ndërhyrje më intensive të ndërmjetësit së bashku me të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces, apo që pjesa që ka të bëjë me Kushtetutën, të lihet për më vonë”, vlerëson Ramadani.
Lupço Ristevski, nga ana tjetër, thotë se dy vendet mund të arrijnë një marrëveshje, bazuar në marrëveshjen e përkohshme, për një emër me referencën IRJM-ish Republikë Jugosllave e Maqedonisë, me të cilën është pranuar në OKB dhe në shumë organizata tjera ndërkombëtare.
“Shpresoj se ndoshta shtetet anëtare të NATO-s, do të gjendjen ndonjë zgjidhje të përkohshme deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme dhe të pranueshme nga të dyja shtetet. Ne nuk duhet të luajmë me marrëveshjen e përkohshme.
Ajo është një dokument bazë mes dy shteteve që rregullon relacionet e vendit tonë me institucionet ndërkombëtare”.
“Unë me grekët, për 21 ditë, kam zhvilluar negociata për të arritur në fund memorandumin për zbatimin në praktikë të marrëveshjes së përkohshme.
Ai saktëson qartë se si të përdoret emri në relacionet ndërkombëtare, me çfarë shkurtesash në të paraqitet, çfarë vulash të vendosen e kështu me radhë. Pra, ka një marrëveshje të përkohshme, e cila vlerësoj se duhet të përdoret për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO”, thekson Ristevski.
Në rast se edhe një marrëveshje e përkohshme nuk arrihet apo nëse dështon i gjithë procesi i negociatave, atëherë sipas ekspertëve, Maqedoninë e pret një periudhë e vështirë me pasoja të paparashikueshme. Humbja e gjasave për anëtarësim në NATO dhe BE, sipas Ismet Ramadanit nga Këshillit Euroatlantik, mund të nxisë pakënaqësi për shkak të humbjes së perspektivës së qytetarëve, por edhe tensioneve në rrafshin ndëretnik.
“Kur humb shpresa, atëherë paraqitet edhe defetizmi te vetë shteti, te qytetarët, dhe definitivisht Maqedonia do të ketë karakteristikën e një shteti pa perspektivë. Në këtë rast do të trazoheshin segmente apo grupe, të cilat do të kërkojnë alternativa tjera. Në një situatë të tillë, do të paraqiten edhe përplasje opsionesh, konceptesh, por mund të them edhe përplasje ndëretnike”, shton Ramadani.(rel)
Nuk jan si rrjepacaket shqipkar kta, pranojne izolimin e breket Nuk i ulin. Bravo ju qofte!
Eshte absurde qe 2.5 miljon Sllav dhe Turk-Arnaut te pervetesojne emrin Legjendar ΜΑΚΕΔΩΝΙΑ, του ΑΛΕΞΑΝΔΡΟΥ η χωρα.
absurde eshte qe 10 milion anadollako-arvanitas te na vijn e te na perrallisin historite e nje populli qe nuk egziston me . Ajo Makedonia jote eshte e mbushur me “grek” qe origjinen e kan SLLAVE !
Ne qoftese ky shtet artificial me popullsi bullgare, shqiptare, serbe, vllahe, rome, turke e perzirje te tjera vazhdon e kembengul te quhen komb maqedonas sigurisht qe eshte nje shtet pa perspektive!
Duhet kujtuar gjithashtu se Vardarbanovina apo Banovina e Vardarit, pjese e Mbreterise Jugosllave, mori emrin Republika Jugosllave e Maqedonise nga regjimi komunist i Titos mbas Luftes II Boterore. Me sa duket propaganda nacionaliste e kesaj republike ne vend qe te largohet nje here e pergjithmone nga periudha historike e komunizmit jugosllav, preferon kete emer artificial te dhuruar nga keta te fundit me pretendimin se gjoja nje emer tjeter per republiken e tyre do te “zhdukte identitetin kombetar” apo “egzistencen e republikes”!!!!
Jo, kjo eshte teresisht e genjeshter! Tjeter eshte endrra e tyre. Per gati tre dhjetevjecaret e fundit politikanet e ketij vendi u perpoqen te benin gjithcka me propaganden e tyre nacionaliste, me ndertimet pompoze te monumenteve te historise se Maqedonise se Lashte te vetquhen si vazhdimesi e te njejtit civilizim me ate te Aleksandrit te Madh!!!!!!!
E pra, ata kan vjedhur nje histori, identitet e civilizim qe nuk u perket dhe oreksi i tyre nuk perfundon me kaq, por pretendojne edhe territoret e Maqedonise se Lashte sic i tregojne pa turp ne librat e tyre te historise!!!
Dhe ne loje futet edhe Turqia me Erdoganin te shprehet i gatshem te mbeshtesi “kombin maqedon” dhe sigurisht edhe partite shqiptare te ketij vendi si vegla te tij! Ishin keto parti qe pak vite me pare kerkonin dhe mbeshtesnin levizjen separatiste te armatosur te shqiptareve me uniformat e UCK-se per shperberjen e ketij vendi ndersa cuditerisht, sot ndodhen ne krahun e nacionalisteve me te flakte “maqedonas”!!!!!!
Po graqia eshte shtet akoma me i sajuar sesa Maqedonia.Bildes Maqedonia qendron me lart edhe se Shqiperia qe po cben te vertetat historike nga perulesia qe ka ndaj shtetit dhe kombit Fallco greqi.
Emri Maqedoni duhet te analizohet vetem ne konteksin gjeografik,qe do te thote qe mund te flasim per Maqedoni,por jo per popull Maqedonas.
Popull Maqedonas nuk jane as Greket,as Turqit,dhe as Sllavet e territorit gjeogravik te nje pjese te veriut te Maqedonise se lashte.
Pra,as Greket qe banojne sot ne territoret e Maqedonise se lashte nuk jane popull Maqedon.
Ne qofte se emri I nje populli do te percaktohej ne baze te emertimit gjeografik te territoreve qe ai banon,atehere dhe Sllavet,Shqipetaret,Serbet,Romet,Bullgaret,Turqit e territorit te ketij “shteti artificial”,jane Maqedone,me preteksin qe dhe territoret e tyre sot I perkasin Maqedonise Antike.
E njejta gje vlen dhe per Greket e veriut,sepse aq sa jane Greket pasardhes te Maqedoneve te lashte,po aq jane dhe Sllavet.
Pra aq sa mund tua mohojne Greket sllaveve Maqedonizmin e tyre,po aq mund tua mohojne dhe Sllavet Grekeve Maqedonizmin e tyre,perderisa ndajne te dyja territorin e Maqedonise se lashte.
Sa gjak I lashte Maqedonas banon sot ne Greqi (ashtu si dhe Shqipetar,arvanitas)dhe qe eshte shartuar,helenizuar,,po kaq gjak Maqedonas kemi dhe sot qe banon ne “Maqedoni”dhe qe eshte shartuar,bullgarizuar,sllavizuar.
Pra nga cdo pikepamjeMAQEDONET,MAQEDONIA,MAQEDONIZMI,NUK ESHTE EKSKLUZIVITET I GREKEVE,POR I TERE POPUJVE QE JANE PJESE E ATOJ TERRITORI GJEOGRAFIK,OSE ME E SAKTE,MAQEDONIA,MAQEDONIZMI NUK I PERKET ASNJERIT POPULL SOT.
Greket I bejne negociatat duke shfrytezuar poziten e te fortit ndaj kundershtarit,behen dhe te paturp dhe imorale,aty ku 30 vjet kerkonin emertim me percaktim gjeografik,sot nuk deshirojne zgjidhje,ose me mire te gjithe krahet politike nuk duan koston politike mbi shpinen e tyre,nuk duan zgjidhje,sepse te vesh ne tavoline ndryshimet kushtetuese kur e di qe nuk I kane votat,eshte njelloj sikur ti kerkosh nje te verberi te lexoje,dhe ti vesh fajin perse nuk lexon.
Te njejten politike qe luan Greqia ndaj me te dobteve,po e luan dhe Turqia ndaj Greqise,politiken e dhunes,shantazhit,kercenimit.
Aq SA Jane greket e sotem Helen APO GREK, aq jane edhe Maqedonasit e sotem, MAQEDON.Po ashtu edhe vllehet e sotem Shqiptar.
Shqiperia e tradhetareve le te marre shembull nga Maqedonia.