Media serbe: Ja kur do të hiqet Kosova nga Kushtetuta e Serbisë

23 Mars 2018, 13:34Rajoni TEMA

Gazeta Danas ka publikuar një artikull rreth bisedimeve Kosovë-Serbi që do të zhvillohen sot në Bruksel ndërmjet Presidentit Thaçi dhe Vuçic.

Kjo gazetë duke u bazuar në burime diplomatike thekson se Vuçic ka afat për të prezantuar planin e tij për Kosovën deri në muajin qershor, ndërkohë që Serbia duhet ta heqë Kosovën nga Kushtetuta e saj deri në muajin dhjetor të këtij viti ose më së largu deri në janar të vitit të ardhshëm.

Thaçi dhe Vuçiç gjatë javës së fundit kanë qëndruar në SHBA por kanë hedhur poshtë takimet e përbashkëta.

“Edhe pse në bisedimet teknike nuk është arritur kurrfarë përparimi lidhur me AKS-në, është e mundur që Vuçiq e Thaçi të bien në ujdi që më në fund të formohet grupi punues që do të merret me të, sado që janë të pakta gjasat për këtë”, shkruan Danas.

Tashmë dihet se Kosova ende figuron në Kushtetutën e Serbisë si pjesë e saj. Ndërkohë që ajo duket se nuk do të detyrohet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur por do të ketë raport sipas modelit të dy Gjermanive – duke mos e penguar në arenën ndërkombëtare.

2 komente në “Media serbe: Ja kur do të hiqet Kosova nga Kushtetuta e Serbisë”

  1. UjkuTomorrit says:

    Kjo le te kuptoje dicka , qe ne nje te ardhme te afer Serbia ka te drejte ta rigllaberoje Kosoven sapo interesat amerikane mos te jen me ne favorin tone . Nese idiotet e Kurvamentit Koqevar pranojne do te thote qe Kosova mbetet Serbi.

  2. Ahmed Undefined says:

    Ja dhe Koqevaret mashtrus, sic duket mesojne nga Shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje