Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi nga ana e Kosovës nuk shihet vetëm si një kusht për liberalizimin e vizave, por si një veprim konsensusi që mund t’u hapë rrugë shumë proceseve të rëndësishme për Kosovën.
Nga Bekim Shehu
Bashkimi Evropian e ka përshëndetur ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi në kuvendin e Kosovës si një nga kushtet e fundit për liberalizimin e vizave edhe për Kosovën. Por, Kosova duhet ta përmbushë dhe një kusht e që është në lufta në vazhdimësi kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në një deklaratë të përbashkët të zyrave të BE-së në Kosovë, thuhet se “miratimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nga Kuvendi i Kosovës, paraqet një moment historik për Kosovën”.
“Ratifikimi është një shembull konkret i përkushtimit të Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore. Ky ratifikim gjithashtu nënkupton se është plotësuar njëri nga dy kriteret e mbetura për liberalizimin e vizave”, thuhet në komunikatën e BE-së.
Konsensusi që partitë politike arritën në kuvendin e Kosovës për ta ratifikuar një marrëveshje, debatet rreth së cilës zgjatën tre vjet, ku u rrëzua qeveria Mustafa dhe u shkaktua shumë dhunë nëpër rrugët e Prishtinës, për misionin e BE-së, është një hap përpara dhe një shenjë e bashkëpunimit ndërpartiak.
“Ne shpresojmë dhe presim që ky bashkëpunim ndërpartiak me rastin e miratimit të marrëveshjes së Demarkacionit është një shenjë për gjërat e rëndësishme që pritet të vinë për Kosovën. Vëmendja duhet të përqendrohet tani në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ne presim që të gjitha palët të vazhdojnë punën e madhe dhe përpjekjet për ta përmbushur kriterin e mbetur për liberalizimin e vizave dhe për ta përkrahur dhe avancuar perspektivën evropiane të Kosovës”, thuhet në komunikatën e BE-së.
Ratifikimi garanton dhe forcon të ardhmen euroatlantike
Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, nuk po shihet vetëm si një kusht për liberalizimin e vizave. Presidenti Hashim Thaçi, thotë se ”ratifikimi i demarkacionit ishte një veprim që garanton dhe forcon të ardhmen euroatlantike, duke i hapur rrugë shumë proceseve të rëndësishme për shtetin e Kosovës”.
“Konsensusi i gjerë i arritur në Kuvendin e Kosovës duhet të shërbejë si platformë afatgjate e bashkëpunimit ndërmjet subjekteve politike, sidomos kur në pyetje është interesi shtetëror.
E pikërisht dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një çështje e tillë e interesit shtetëror, në të cilën ne duhet të jemi të bashkuar”, shprehet Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Sipas tij, tash Kosova me hapa të përshpejtuar, duke zbatuar pakon e reformave, duhet krijuar një dinamikë të re në procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe NATO.
Kriteret e BE-së
Në vitin 2012 Kosova pati marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave me një sërë kriteresh që duhen përmbushur për t’iu bashkuar vendeve të rajonit në mënyrë që qytetarët e saj të mund të udhëtojnë pa viza në zonën shengen. Për tri vjet deri në vitin 2015 Kosova arriti të përmbushë shumicën e kritereve, por, mbetën edhe dy prej tyre. Rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe shënjimin e vijës kufitare me shtetin fqinjë Malin e Zi. Tri vjet më parë qeveria e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi nënshkruan marrëveshje për shënjimin e kufirit dhe fillimisht kjo u cilësua vetëm si një çështje shumë teknike që do të kalojë lehtë. Mirëpo, gjërat ndryshuan kur partitë politike opozitare në atë kohë, Lëvizja Vetëvendosja dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), thanë se me marrëveshjen e vitit 2015 të demarkacionit me Malin e Zi, Kosova humbur territor.
Kundërshtimi i ratifikimit të kësaj marrëveshje në parlament eskaloi në dhunë me hedhjen e gazit lotsjellës dhe protestave nëpër rrugët e Prishtinës. Disa herë ju vu flaka institucioneve qeveritare dhe pati shumë të lënduar në radhët e policëve dhe protestuesve. Për të qetësuar situatën politike në Kosovë dhe agresivitetin e protestuesve të opozitës, u përfshinë drejtpërdrejt edhe SHBA-së me vizitën në Kosovë të zëvendës-presidentit amerikan Joe Biden. Biden e përcolli porosinë te udhëheqësit politik se “Kosova duhet të merr edhe vendime të vështira”.
“Dëshiroj të nënshkruani një marrëveshje me Mali e Zi. Është një marrëveshje e drejtë dhe kjo do të ketë ndikim pozitiv në rajon. Gjithashtu edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe duhet bërë. Është dashur t’i shtyni përpara disa reforma, por vendimet e vështira sjellin fryte. Dhimbjet e luftës janë ende të freskëta. Të gjitha këto vragë janë të freskëta, por Kosova duhet të ecë përpara me një të ardhme të përbashkët, ku të drejtat e qytetarëve janë të barabarta”, pati deklaruar Joe Biden.
Detyrime dhe përkrahje ndërkombëtare
Analistët politikë porositë e zëvendëspresidentit amerikan i patën interpretuar si mesazhe që Kosova duhet t’i kryej obligimet ndërkombëtare, i pëlqen apo jo. “Demarkacioni me Malin e Zi duhet të zbatohet sipas obligimeve të marra Kosovë-Mal i Zi, e nënshkruar në Vjenë në vitin 2015. Ratifikimi i kësaj marrëveshje duhet të bëhet përmes arritjes së një konsensusi, por edhe me një vetëdijesim të theksuar nga opozita dhe pozita për të tejkaluar problemet dhe zënkat politike dhe interesave të ngushta të tyre. Demarkacioni është kusht ndërkombëtar i vendosur për Kosovën. I pëlqen apo nuk i pëlqen dikujt, ky demarkim tash ka fituar përkrahje ndërkombëtare”, pati thënë për DW, analisti Blerim Burjani.
Të gjitha këto zhvillime dhe mesazhe nuk e binden opozitën që të heqë dorë nga kundërshtimi i demarkacionit me Malin e Zi dhe e detyruan qeverinë e Kosovës e udhëhequr nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa, që të hyjë në mocion besimi në parlament. Me shumicë votash qeveria Mustafa humbi besimin dhe Kosova shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme në qershor të vitit 2017. Pas zgjedhjeve asnjë parti politike nuk e mori shumicën e nevojshme për ta bërë vet qeverinë, mirëpo, pas bashkimit në një koalicion të Ramush Haradinajt me partinë e tij, (AAK), Kadri Veselit më partinë e tij (PDK), dhe listës Srpska që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtarë, Ramush Haradinaj, zgjidhet kryeministër i Kosovës.
Ramush Haradinaj
Vetë Haradinaj ishte kundërshtuesi më i madh e demarkacionit me Malin e Zi, marrëveshje kjo e nënshkruar nga qeveria e Isa Mustafës. Mirëpo, vetëm pas gjasht muaj qeverisje, vet Haradinaj e ktheu marrëveshjen e demarkacionit të qeverisë së kaluar në parlament, i cili e ratifikoi me shumicë votash. Asaj marrëveshje ju shtua vetëm një aneks-marrëveshje ndërmjet Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të Malit të Zi Filip Vujanoviq, ku thuhet se “pas ratifikimit të demarkacionit edhe në kuvendin e Kosovës, të dy vendet do ta rishikojnë vijën kufitare dhe do të bëhen korrigjime nëse ka pasur gabime’. Ratifikimin e demarkacionit, Vetëvendosja e Albin Kurtit po e quan “tradhti kombëtare”, sepse, sipas tyre “Kosova po fal territor për liberalizim vizash”.
Pritshmëritë nga BE-ja
Sidoqoftë, me ratifikimin e demarkacionit me dy të tretat e votave të deputetëve në parlamentin e Kosovës, iu dha fund debateve rreth kësaj çështje. Tash, autoritetet e Prishtinës presin që Komisioni Evropian brenda këtij viti do të marr vendim që edhe qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm në zonën shengen. Ndërsa se sa ishte e rëndësishme ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, e thonë serish SHBA-së nëpërmjet ambasadës në Prishtinë.
“Çdo deputet i Kuvendit që votoi për të ratifikuar këtë marrëveshje, mund të jetë krenar dhe ta di që ka bërë veprimin e duhur dhe të guximshëm për të mirën e shtetit të Kosovës. Tani Kuvendi dhe qeveria e Kosovës duhet të kthejnë vëmendjen e tyre te çështjet tjera nga agjenda e prioriteteve që do ta shtyjnë Kosovën përpara drejtë sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik, dhe aspiratave të saja Euro-Atlantike. Ambasada e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të përkrahë përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për arritjen e integrimit të plotë në familjen e kombeve evropiane”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-së në Kosovë.(dw)
From: Alban Dega
Date: June 12, 2017 at 14:00:44 EDT
Mendime nga larg :
SHPARTALLIMI I KOMANDAREVR !
– Fitorja e Pirros dhe Festa e Vidovdanit … Humbin keqazi luften e paqes … I mundi vetvetja ! Nuk keni pare gje akoma !
– Nga Alban Dega , Nju Jork
Si sot nje jave po kthehesha nga puna bashke me vellain tim Agimin.
Nga zanati eshte inxhnier arkitekt dhe punon per nje nga kompanite me presigjioze te arkitektures ne Nju Jork.
Politiken e ka pasion megjithese jo ai, por une kam studjuar per marredhenie nderkombetare dhe kam edhe master ne gazetari. Per 15 vjet kam qene editor per Kosoven ne Agjencine Telegrafike Shqiptare, ATSH.
– Si e parashikon rezultatin zgjedhjeve ne Kosove? e pyes une
– Per nje gje jam krejt i sigurte Partia qe do te fitoje me shume vota ne Kosove eshte Vetvendosja, me pergjigjet ai pa u menduar dy here .
Populli jo vetem i Kosoves, por shqiptaret ne teresi, jane lodhur nga politikanet hajna dhe te korruptuar. Jane lodhur nga sarajet e dugajat, nga salltanetet e pushimet ne Malibu e Dubai, ne Kankun e ne Tajlande… te femijeve te vet, kur femijet e prinderit e deshmoreve, kur invalidet e plagosur ne lufte numerojne qindarka( centet ) per buken e gojes e per ilace, per shkollim e jete normale.
Komandantet e shkelen amanetin e Adem Jasharajt e Luan e Shklezen Haradinajt, e Fehmi e Xheve Llladrovcit, Agim Ramadanit e qindra heronjve te Kosoves ne shekuj .
…Rinia e Kosoves eshte me te dhe kush ka rinine me vete ka te ardhmen. Eshte motori i cdo levizjeje e force politike. Eshte shpirti i popullit…!
Rezultatet paraprake tregojne se ai pati plotesisht te drejte.
Partia qe pesoi rritjen me te madhe ne keto zgjedhje ishte pikerisht Vetvendosja. Rreth 120 per qind rritje ne krahasim me zgjedhjet e mepareshme ne Kosove. Nje rritje mbreselenese.
Nje rritje 40 per qind ne vit !
Lidhja Demokratike megjithe koalicionin me nje multimilioner te suksesshem pesoi nje renie te dukshme. Pse ? Korrupsioni.
Ajo qe bie ne sy dhe ne fakt pritej ishte se koalicioni i krahut te UCK-es, komandantet e saj qe cliruan Kosoven me aeroplanet e NATO-s dhe luften e SHBA-se pesoi nje disfate mbreslenese.
Me shume vota ka fituar vetem PDK-ja e vetme ne zgjedhjet e meparshme se te tri partite PDK-AAK- Nisma te marra se bashku !?
Me pak fjale Kommandant u shopartalluan. Asesi ata nuk mund te krijojne qeveri pa listen serbe ose me njeren nga dy partite Vetvendosjen ose LDK-ne, cka duket shume e veshtire, gati e pamundur.
Ata jo vetem u shpartalluan por edhe bene nje gafe politike. Te etur per karrike e te uritur per pushtet me te cilin kane abuzuar ata nxituan te festonin fitoren !
Cilen fitore !?
Fitoren e Pirros.
Imituan vesin me te keq te pushtuesve dhe barbareve serbe qe jane te vetmit qe disfaten e festojne si fitore.
Feste kryesore kombetare Serbia ka ate te Vidovdanit, diten kur ushtria serbe u shpartallua nga turqit dhe mbretit te tyre Lallazrit iu pre koka . Kjo tragjedi pasoi kater shekuj roberi! Quhet Festa e Vidovdanit.
Jo vetem u shpartalluan por edhe u tuperuan ne syte e shqiptareve dhe nderkometareve. E sic thote sovrani, nxitimi gabimi !
Natyrshem lind pyetja pse deshtuan kommandant !?
Ka nje mije e nje aresye por kryesorja e tyre eshte korrupsioni, zhvatja, gjobvenia domethene raketingu, sic e quajne ne Kosove, rendja pas sarajeve dhe dugajave te veta qe krijoi nje hendek qe u thellua perdite e me shume midis tyre dhe popullit te vet.
“Korrupsioni eshte nje kancer qe do ta luftoj me te githa forcat e mia” me deklaroi Presidenti i Kosoves Hashim Thaci ketu ne Nju Jork ketu e shjet vjet me pare.
– Te lumte, i thashe duke shternguar duart me besa- bese.
– Vec mos harro se korrupsioni eshte nje armik edhe me i rrezikshem se armiku serb. Ate e keni pare. E keni perjetuar! E keni provuar ne kurriz per dekada.
Korrupsioni eshte nje armik edhe me i pabese, me i djallezuar. Eshte i padukshem si teja qe nuk e sheh deri kur te ka bere shoshe e te ka grire kostumin, kemishen apo gjithcka qe i del perpara…
Vertete eshte si teja e si kanceri por eshte me kollaj ta parandalosh qysh tani qe je ne opozite se sa pasi metastazat e tij te kaplojne edhe ty e njerezit e tu, i thashe
Rezultati i 11 qershorit e vertetoi . E vetmja parti qe nuk ka pase pushtet as ka qene pjese e asnje qeverie ne Kosove me perjashtim te Prishtines, ku fitoi vota me shume se c’kishte ne zgjedhjet paraprake, cka tregon se populli dhe rinia jane te kenaqur me punen e perfaqesusve te saj me Shpend Ahmetin ne krye ! Ndryshe nuk do ta votonin !
Komadantet fituan luften e luftes me perkrahjen e Uashingtonit dhe aeroplanet e raketat e NATO-s, te komanduar nga SHBA-ja!
Komandantet humben luften e paqes te brejtur nga teja dhe metastazat e kancerit te korrupsionit te vet. Shperdoruan thirrjen e Uashingtonit per Luften e Paqes !
Komandaret u shpartalluan… I shpartalloi vetvetja ! Eshte edhe nje shans, shansi i fundit i tyre.
T’ ia kthejne popullit te vet martir gjithcka nuk eshte e tyrja por e demosit !
Me mire me hir se me pahir !
Nuk futet minarja ne thes! Aq me pak sarajet e dugajat,….
Populli i Kosoves vetem u dha veridiktin. Veridiktin me voten e tij!
a keta konsenzusat osmanli e djegen dardanin ilire.
Ikni mor felliqesira. E shisni tradhetine per heroizem.
Ta japim njehere token pastaj te shikojme cdo ndodhe.
Qelbesira, nuk merret BE me shkerdhata si puna juaj.
Vetem plumbi gjen rehat ne kokat tuaja
Te shitur.