“Demarkacioni”, Bushati: Hap i rëndësishëm përpara, mundëson liberalizimin e vizave

21 Mars 2018, 19:00Rajoni TEMA

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka reaguar me anë të një statusi pas votimit nga Parlamenti i Kosovës, të Demarkacionit me Malin e Zi. Përmes një status në profilin e tij në ‘Facebook’, Bushati thotë se ky është një hap i rëndësishëm.

Përcaktimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi përbën një hap të rëndësishëm përpara në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkufitare.

I krijon mundësinë Bashkimit Europian për të vijuar sa më parë me procesin e shumë dëshiruar të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe përforcon klimën e bashkëpunimit pozitiv në tejkalimin e mosmarrëveshjeve mes fqinjëve. #UrimeKosova”, uroi Bushati miratimin e “Demarkacionit” nga Parlamenti kosovar.

1 komente në ““Demarkacioni”, Bushati: Hap i rëndësishëm përpara, mundëson liberalizimin e vizave”

  1. Baliu says:

    Edhe per fusnoten Kosovo*, thojshin pranone se ajo do ti hape Kosoves mundesi te panumerta per integrime te te gjitha llojeve. Dihet se qka ndodhi pastaj, integrime nuk pati fare, kurse rezoluta 1244 e OKB-se qe e njeh Kosoven si pjese te Serbise u ringjall prap. Prit gomar sa te dali bar.
    Edhe nje fitore histerike e tu Kosovs* drejt integrimeve serbo-turko bosforike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje