Gazi lotsjellës në Kuvend, reagon Thaçi: Dhuna e patolerueshme, pamje e tmerrshme për Kosovën në botë

21 Mars 2018, 14:58Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj veprimeve të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët hodhën dy herë gaz lotsjellës në momentin kur po tentohej të votohej marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka thënë se dhuna në Kuvend është e patolerueshme dhe është pamje e tmerrshme për Kosovën në botë.

“Dhuna në Kuvend është e patolerueshme dhe pamje e tmerrshme për Kosovën në botë.

I ftoj deputetët që të vazhdojnë me punën e tyre, pavarësisht taktikave të rrezikshme të kundërshtarëve të liberalizimit të vizave. Demarkacioni duhet të kaloj sot.

Kjo është ajo që e presin qytetarët e vendit, pa dallim partie apo etnie. Votimi i demarkacionit nënkupton lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Mjaft kemi humbur tre vjet me kauza të rrejshme, që po mbajnë Kosovën dhe qytetarët të izoluar.

Tani është momenti i së vërtetës dhe i veprimit. Vendimi i deputetëve pro ratifikimit të marrëveshjes është vullnet i qytetarëve që duan t’i përqafojnë vlerat evropiane.

Mos lejoni që të sfidoheni nga askush, sidomos jo nga ata që duan ta mbajnë Kosovën larg vlerave evropiane dhe të izoluar.”- shkruan Thaçi në facebook. (TemA)

4 komente në “Gazi lotsjellës në Kuvend, reagon Thaçi: Dhuna e patolerueshme, pamje e tmerrshme për Kosovën në botë”

  1. lili says:

    larg vlereva evropiane e mbani ju ,profiteret e luftes qe e keni gangrenizuar vendin e bloku zhvillimin e tij.
    Dhuna e juaj shkakton keso pergjegjeje te dhunshme.
    Edhe eshte vetem fillimi..

  2. Kuq e zi says:

    Nuk justifikoj vv
    Por demarkacioni me malin e zi i ngjan shume paktit detar 2009 me greqine
    Perndryshe pse kaq zhurme dhe asnje shpjegim publik se ku kalon kufiri?

  3. aktash says:

    VV eshte parti e krijuar nga sherbimet pro ruse,me synim destabilizimin e vendit dhe prezentim sa me negativ para opinionit boterore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje