Tani që presidenti shqiptar, Ilir Meta lëshoi autorizimin për nisjen e negociatave për kufirin detar me Greqinë, nënshkrimi i marrveshjes duket të jetë një formalitet.
Ka një vetëpërmbajtje si në Athinë ashtu edhe në Tiranë për finalizimin e një pakti, nga i cili duket se dalin të kënaqura të dyja palët.
Shqipëria sepse ka avancuar me pretendimet për të konsideruar gjiret e brendshme dhe vijën bazë, si dhe Greqia sepse po zbaton parimin e 12 miljeve.
Në optikën e këtyre zhvillimeve deputetë të parlamentit grek sjellin në vëmendje rëndësinë e 12 miljeve dhe implikimin në të shkuarën të faktorit amerikan në ruajtjen e status quo-së në detin Egje, shkruan Respublica.
Deputeti i pavarur Nikos Nikolopoulos kujton deklaratën e ministrit Kotzias pak javë më parë se “Shqipëria do t’i njohë në Greqisë të drejtën për të zgjeruar ujërat e saj territoriale në 12 milje”.
Pasuan deklaratat e ambasadorit amerikan Jeffrey Paiat, se i trembej përplasjeve detare në Egje, ndërsa Ankaraja ashpërsoi tonet.
Deputeti kristiandemokrat i referohet një publikimi të gazetës “Estia”, e cila risolli në vëmendje një marrëveshje kryesisht të panjohur të treshes, Simitis- Hollbruk- Çiller pas incidenteve në Imia.
Ai shkruan: “Ishte angazhimi i Greqisë të mos shkonte kurrë në zgjerimin e ujërave territotiale të Egjeut në 12 milje, pasi kërkohej nga SHBA dhe Turqia për arsye të veçanta.
Telegrami sekret dërguar më 1 shkurt ambasadorit amerikan në Athinë Thomas Niles nga sekretari amerikan i Shtetit Warren Christopher, ishte një mësim për ish-ministrin Pangalos se Greqisë nuk i interesonte as të fliste dhe as të kërcënonte me shtrirrjen e ujrave territoriale deri në 12 milje”.
Duke pasur parasysh mosbesimin e thellë që mbizotëron në marrëdhëniet Turqi-SHBA, lëvizjet e fundit konsiderohen të favorshme, por gjithmonë me skepticizmin se Tirana mund të rezervojë supriza.
Me pelqejne keto mardhenjet miqsore dhe marveshjet sekrete…..ka lezet ,…si ato bombat kimike te Sirise me mire se marveshjet e Saliut me 200 muxhahadin,..ne i bem 3000 mij per te miren e vendit
Fundja det eshte ,..ce duam ,..vellezrit tan Grek ta marrin
Edhe Dit-miri yne qe sot e tutje do ti therrasim Dhimitri ,..Kostias e ka bekuar ne Kret me valle dhe sufllaqe Greke ,…nje fest e pa-pare
Nga doli kjo fjale kopile “dakordesi”? Ku perfunduan fjalet shqipe “marreveshje”, “pranim”? C’eshte kjo fraze bythe, “dakordesi per detin”, kur fare mire ne shqip thuhet “marreveshje per detin”.
Asnje vend nuk ka pare keq nga mareveshjet sidomos kur behet fjale per kufinjte qe gjithmone kane qene molle sheri. edhe gjysherit tane thurnin gardhe per te ndare bahcen me komshiun per te mos te mos u lene probleme femijeve. Dhe nje mareveshje me greket eshte pozitive qe sejcili ta dije ku e ka pronen e vet sic kemi ndare kufinjte tokesore ku ska pretendime teritoriale (pavarsisht llapjeve te nazisteve te agimit te arte te cilet nuk i llogarit njeri) dhe mos jete objek sherri per brezat qe vijne. Por gjithmone marreveshjet duhet te behen ne menyre te dreje per te dyja palet duke u mbeshtetur ne te drejten nderkombetare dhe jo ne te drejten e me te fortit.
Dibran te te rroje Zogu, Nexhmija e Gazidede, te tre patriot te ketij vendi. Sa per detin bej kujdes, para se te meresh me ujrat meso not se deti te mbyt.
Gjithmon marrveshjet midis dy shtetve jane te mira,sepse ne fund te fundit zgjidhin probleme te medha.Marreveshja, qe do beje qeveria shqipetare sot me Greqine, eshte shume e mire,sepse do percaktohen njehere e pergjithmon kufijt detar.Kjo mareveshje,eshte me e mira se ajo qe berei Berisha me Bashen.Sot po sensibilizohet i gjithe opoinioni shqipetare,po e mere veshe dhe po behet hapur,kurse Berisha dhe Basha e bene ne menyre te fsheht dhe nuk i than gje popullit.Populli u habit kur pa ne televizion firmosjen e marrveshjes se detit me greqine nga Berisha dhe Basha.E verteta doli se kishte tradheti ndaj atdheut,pasi i ishin falur greqise 352 km dete Greqise.Kjo eshte e pafalsheme dhe duhet te denohet si tradheti kombetare.
Po kur nuk kane filluar akoma negociatat si do u nenshkruaka formalisht ?!
ore po na thoni kush eshte ky çiller. nga eshte ku eshte çfare ben.
Tansu Ciller Presidentja dikurshme turke qe u tha grekeve me 1997 larg duart nga Shqiperia se ju preva gishtat dhe lepujt e Athines u bene squk