Ksenofon Krisafi është njeriu që kryesoi negociatat me Italinë për kufirin detar.
Tashmë ekspertit për të drejtën ndërkombëtare, një ndër kundërshtuesit më të mëdhenj të paktit të 2009-s me Greqinë, i është kërkuar nga Presidenti dhe ministri Jashtëm t’i bashkohet rinegocimit të detit me këtë shtet.
“Besoj që gabimet që u bënë qoftë më negociatat që u bënë në vitin 2009 nuk duhet të ndodhin dhe nuk do ndodhin.
Ato faktorë që ndikuan për keq në vitin 2009 nuk janë më prezent.
Ndërhyrja brutale, violente e politikës në kompetencën e delegacionit nuk ka pse të jetë.
Përbërja e këtij delegacioni ka një përzgjedhje të kujdesshme për t’i dhënë prioritet kompetencës profesionale”, tha ai per Klan Plus.
Profesor Krisafi sqaron se cila do të jetë pjesa e vështirë e këtyre negociatave.
“Është fjala për të vendosur kufij, të cila nuk i vendos dot nesër, pasnesër, apo pas 10 vitesh.
Këta kufij do të vendosen në një zonë për të cilën flitet gjërë e gjatë se ka pasuri të konsiderueshme dhe këto pasuri duhen ndarë siç i takon të ndahen”, thote ai.
Por a mund të negociohen kufijtë me fqinjët deri për Pashkë, kur pritet vizita e Kryeministrit Tsipras?
“Çdo gjë ndodh. Por nëse do i referohemi eksperiencës me vendet e tjera duket pak e vështirë.
Në shumë vende të tjera kanë zgjatur negociatat me 5-6 vite”, deklaroi Krisafi.
Burimi Klan Plus
Pse duhet te perfundojne deri per pashke? Njerzimi do zhduket pas pashkeve? Cfare jane keto budalliqe. Rendesi ka proukti dhe jo koha. Beni ndarje te drejt dhe kaq na interreson neve si popull. Takohen apo jo Rama me Tsiparis te them te drejten s’me prishet terezia fare.
Ki na u paska dasht bre. Po pse bre Sale na ke korite dhe nuk e ke pvet ket Double K? Tash jam krejt I bindum se ky do e ndaj detin me cantima dhe Greku do marre leshin me shume se na. Se kemi kete hundleshin Double K qe spvet as per grek e as per talane, po vetem per vatane. Patriot qenka ki po me ket emer sikur mban pak si era grek edhe ki bre.
Nje lajm ogurmire per Shqiperine qe prof.Ceno Krisafi eshte pjese e komisionit te bisedimeve me greket, aq me mire ne se eshte kryetar komisioni. Eshte personi kompetent per fatet e vendit ne kete fushe (gje qe e ka theksuar edhe here te tjera). Pune te mbare!
pse nuk respektohen kufinjte e shqiprise se qe mbas ahmet zogollit?