Famëkeqët rusë “Ujqërit e natës” janë në Serbi

21 Mars 2018, 08:00Rajoni TEMA

Dhjetëra pjesëtarë të grupit rus “Ujqërit e natës” kanë nisur turneun e tyre “Ballkani rus” me furgonë, ndërsa motoristët kanë mbetur në Rusi, për shkak të motit të ftohtë.

“Ujqërit e natës” janë të njohur për nacionalizëm dhe besnikëri ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

Qyteti Shid i Serbisë ka qenë ndalesa e tyre e parë, ku kanë nderuar ushtarët që kanë vdekur në Luftën e Dytë Botërore.

“Ujqërit e natës” kanë vazhduar rrugën për në Banja Llukë, ndërsa në Beograd do të kthehen më 27 mars, shkruan “Koha Ditore”.

“Ujqërit e natës” janë nën sanksione të SHBA-së për shkak të rolit të tyre në luftën e separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Më herët, ministri për Siguri Kombëtare i Bosnjës, Dragan Mektic, e ka kritikuar këtë grup, duke thënë se ai synon të frikësojë serbët e moderuar të Bosnjës dhe joserbët, përpara zgjedhjeve në tetor.

1 komente në “Famëkeqët rusë “Ujqërit e natës” janë në Serbi”

  1. Marku says:

    Keto sjane asgje tjeter vecse nje group majmunesh sllav dhe endacak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje