Kuvendi i Kosovës miratoi Marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi, pas tre vjetësh.
Kjo marrëveshje mori 80 vota pro, 11 kundër dhe 0 abstenim.
Në seancën e sotme, Kuvendi u përball për më shumë se tetë orë me gazin e deputetëve të Vetëvendosjes.
Kjo marrëveshje është votuar pas 4 tentativave penguese që i bëri Lëvizja Vetëvendosje përmes hedhjes së gazit lotsjellës.
Si pasojë e veprimeve të deputetëve të VV-së, shumica prej tyre u përjashtuan nga seanca.
Në momentin kur është votuar Demarkacioni, i pranishëm në seancë ka qenë vetëm deputeti i VV-së, Glauk Konjufca.
Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi e nënshkruar në Vjenë në vitin 2015 kishte krijuar një situatë të tensionuar në për tre vite me radhë.
Kuvendi u përballë me gaz lotsjellës e sende të ndryshme edhe në të kaluarën nga opozita.
Pamundësia për ta çuar tutje marrëveshjen me Malin e Zi, kishin rezultuar në rrëzimin e qeverisë Mustafa.
Mocioni i nisur nga opozita atëkohë, u përkrah edhe nga partneri qeverisës i Mustafës, PDK-ja.
Jo Kosova, por “kuvendi” i shantazhuar nga miqet, te cilet “nuk” perzihen ne pune te brendeshme tu Kosovs*. Tash deputetet pro(nto) do te hane me luge floriri per 80km katror te falur, e te tjeret le te kerkojne “jete me te mire” neper kampe te azilkerkuesve.