Më shumë se gjysma e punonjësve të Shërbimit të Provës gjatë kohës që ky institucion drejtohej nga Ilir Qafa, përfaqësues i LSI është marrë në punë në mënyrë të paligjshme.
Një kontroll i ushtruar nga DAP dhe i kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës ka arritur në konkluzionin se 92 punonjës janë emëruar në detyrë edhe pse nuk kanë kryer konkurset e organizuara nga DAP.
Ndërkohë DPSHP ka gjithsej në organikë 148 punonjës.
Ky institucion duke qenë pjesë e shërbimit civil e ka të detyrueshme që ti marrë punonjësit sipas ligjit “Për nëpunësin Civli”. Por duket se drejtuesi i vendosur aty nga LSI, i ka shkelur në mënyrë të hapur detyrimet e ligjit.
Në një njoftim të shpërndarë nga Ministria e Drejtësisë lidhur me këtë çështje, thuhet se DAP ka kërkuar largimin nga puna të këtyre 63 prej këtyre punonjësve, pasi emërimi i tyre është i paligjshëm. Pjesa tjetër e 92 të emëruarve është larguar më parë nga detyra.
Nisur nga rekomandimet e DAP, Drejtoria e Shërbimit të Provës ka filluar procedurat ligjore duke i thirrur një nga një të të gjithë të emëruarit në mënyrë të paligjshme dhe duke i dëgjuar për pretendimet që ata mund të kenë.
Shërbimi i Provës aktualisht mbikqyr 6664 persona të dënuar me dënime alternative dhe 32 persona me arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike.
Ish-drejtuesi i Shërbimit të Provës, Ilir Qafa ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë gjatë zbulimit të skandalit të byzylykëve elektronikë, ndërsa aktualisht është ekspert i LSI në Këshillin e mandateve në Kuvend.
Deri sate jet ilir meta ne detyr nuk ka drejtesi
S’ka nevojë me bo llafe . Shife n’foto se cilën ka pushu nga puna ministrja Gjonaj . Një nga këto , e kishte ministri i ministrave , Yllka i Manjanajve , DREJTORESHE . U Pikaaaaa. Kjo ishte e vetmja dhe e duhura , që i jepte përgjigje babait të gjygjtares prej Shkodre , nënës me 2 fëmijë , të vrarë egërsisht nga krimineli , ish burri .
Të lexosh përgjigjen , të ikën truri . T’i shikosh fotot ( 39 copë ) në FACEBOOK të kësaj drejtoreshe , me ja fut vehtes aty ku je është pak . Kjo quhet Valbona Kryemadhi , e cila , ka hedhur në gjygj ministren që e ka largu nga puna .
Shifini , shifini fotot dhe do bindeni se kush është LSI-ja . Partia , SH . A . me shtetin .
Normal , mjaft më . Dhe erdhi koha e shkërmoqjes . Më mirë nga të gjithë , këtë që po ndodh sot , e pati nuhat dhe parashiku vetë ish kryetari Meta , i cili mungesën e koalicionit si majtas edhe djathtas e kishte shpresën e shpëtimit , si ai që kërkon gomone kur bie në ujë .
Iliri ne Reç bashke me Monken pa çizme.