Kur Fevziu vë në “siklet” personazhin e Antenës

24 Mars 2018, 10:29Politika TEMA

Këto ditë në Tiranë ishte ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Rudy Giuliani, një njeri i njohur edhe në arenën ndërkombëtare.

Padyshim që një vizitë e tillë ka rëndësinë e vet të pamohueshme, sikurse ka rëndësi edhe për median dhe opinionin një intervistë me këtë personalitet.

Dhe intervista u realizua në fakt nga Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”.

Një njeri si Giuliani ka shumë për të thënë dhe prej tij ka shumë çështje për të cilat ai mund të sqarojë opinionin shqiptar edhe për vendime të politikës për të cilat nuk flet askush. Por fatkeqësisht intervista në fjalë dështoi në këtë detyrë duke u transformuar në një bisedë në studio ku gazetari Fevziu tentoi disa herë rolin e protagonistit që jep mendime për situatat ndërkombëtare.

Më keq akoma, z. Fevziu që duket se nuk përmbahet për të barazuar numrin e pyetjeve me atë të fjalive opinionale gjatë intervistave të veta, ka prezantuar edhe Shqipërinë aty, edhe shqiptarët, të cilëve u vendos detyra dhe detyrime.

Një çështje shumë e rëndësishme për të cilën edhe sot që flasim opinioni shqiptar nuk di gjë me siguri, është strehimi i muxhahedinëve iranianë të MEK në Tiranë. Ne nuk dimë edhe sot se cilat janë angazhimet e qeverisë shqiptare, se sa kohë do të rrinë ata, cilat janë demarshet e Iranit etj.. Dhe mbi të gjitha pse u zgjodh Shqipëria.

Giuliani thotë hapur se ai ndodhet në vendin tonë pikërisht për të vizituar muxhahedinët. E në vend se për këtë çështje të hidhej dritë, gazetari në fjalë duket se zgjedh të kundërtën.

BF: Dhe cili është qëllimi i vizitës tuaj këtu në Shqipëri?

RG: Qëllimi i vizitës time këtu qëndron tek refugjatët iranianë.

BF: Muxhahedinët.

RG: Muxhahedinët, të cilët ju i keni pranuar me shumë zemërgjerësi, në një mënyrë shumë njerëzore. Është diçka për të cilën unë kam punuar.

BF: Mendoj se ishte detyra jonë ta bënim. (!!!)

Kjo është një pjesë nga intervista mes Giulianit dhe përfaqësuesit të një gazetarie të një lloji të ri në botë: asaj që është pjesë e vendimmarrjes politike. Sepse z. Fevizu këtu flet me atributet e një vendimmarrësi që di detyrat dhe detyrimet. Ai nuk zgjedh pyetjen, por rakordon veten me vendimet e polittikës që nënkuptohen si strategjike dhe të padiskutueshme.

Por pjesa e mëposhtme është edhe më interesante për të kuptuar sesi filli i të qenit gazetar nis e humbet e këputet në rrjedhën e vetëpërcaktimit si analist i çështjeve ndërkombëtare, përzierë aty me sjelljen kaba të “të djathtëve” të Tiranës që janë përherë republikanë amerikanë në shpirt.

BF: Unë mendoj se Obama u tregua paksa i dobët edhe në Siri dhe në vende të tjera. Ai nuk qe një njeri i fortë në politikën e jashtme.

RG: Nuk ka asnjë dyshim që ai ishte shumë i dobët në lidhje me politikën e jashtme. Ai bëri një vizë në rërë dhe deklaroi se armët bërthamore, armët kimike…

BFPo, gabimi më i madh i Obamës ishte në Siri që solli edhe rritjen e pushtetit të Putinit. 

Megjithë respektin, por kujt i duhet se çfarë mendon Blendi për politikën e jashtme të Obamës?

Kjo pyetje shtrohet në kuptimin e një raporti të përmbysur intervistues-i intervistuar, pasi z. Fevziu në rrethana të tjera, përmes opinioneve apo intervistave ku ftohet mund të japë mendimin e vet si çdokush tjetër.

Ky është një shembull sesi një mundësi për të shpjeguar disa gjëra me rëndësi, shndërrohet në një shfaqje të përsëritur ku lajmi është moderatori. Kjo nuk ka sesi të ndodhë normalisht, pasi moderatori është në fund fare një kamarier i studios që ka caktuar menunë dhe ofron shërbimet ndaj publikut me pyetjet që bën. Askush nuk shikon drejt tij për të ndarë kohën me të.

Ky është një parim pune, jo një lojë që luhet në varësi të atij që është moderator. Në këto kushte nuk është çudi që nëse Giuliani do të ftohet për herë të dytë, t’i thuhet në mes të intervistës se “nga informacionet që kam unë, presidenti Trump…”, për ta përcjellë mandej mikun e shquar edhe me ndjesinë se është edhe pak i paditur për punët e kësaj bote.

Nuk është fare çudi sepse jetojmë në Shqipëri dhe këtu banon populli më i mençur në botë. Ndaj edhe çuditë zgjasin vetëm tri ditë.(ResPublica)

11 komente në “Kur Fevziu vë në “siklet” personazhin e Antenës”

  1. Lumi says:

    Gazetar fshati. Mendjemadh, harron ke ka perballe.

    1. Artani says:

      Gazetar kazani sic thote zhvejku gjysem pordhac se qe te jeshe poedhac duhef te kesh tituj

  2. Franci says:

    Fevziu ka kohe qe ka degraduar si moderator.Edhe emisioni i preferuar dikur ” Opinion” eshte kthyer ne nje emision te lodhshem e stresues e zhurmemadh e jo me kot e kane etikeruar ” Opinion pazar “

  3. Shqiptari says:

    Mire bledi, po ky xhuliani nuk dinte,nuk pyeste,nuk kishte info?!
    Do kisha shume kundershtime por po pranoj si nje gje te miremenduar rreshtin e fundit,dhe do shtoja se jemi bythelepires…sidomos kur behet fjale per te djathet shqiptar.

  4. Vedat Shehu says:

    Eshte semundje qe ka prekur shume njerezne Shqiperi. Une vete jam ndodhur shpesh ne situata te tilla ne biseda. Sapo filloj ti pergjigjem pyetjes kthehem ne degjuesin e shpjegimit te pyetjes nga ai qe pyeti.

  5. Gri says:

    Eshte thjeshte nje person me kulture te dyshimte, tip show! Nothing!

  6. Thanasi qe ta plasi says:

    Blendi nuk vleka per gazetar ndersa ky koqja anonim qe ka shkruar kete artikull mund ti jape atij leksione gazetarie!

  7. Alban Dega says:

    OPINION I KLANIT DUHET TE NDERROJE TITULLNE TOPTAN OSE KORAN ( TRU PESHK ) OPINION

    Blendi Koran Fevzi Toptani drejton vet, pyet vet,
    pergjigjet vet…
    E keqja me e madhe u imponon, dikton te ftuarve te thone cfare ai don te degjoje dhe transmetoje shikuesve, jo cfare teleshikuesi pret e ka nevoje te mesoje per ceshtjet we i interesojne Aton dhe publlikut be teresi, Clark ka beer qe shikueshmeria e Opinionit te tin eshte pergjysmuarvdhe eshte be pikiate te vazhdueshme.
    Me e keqja e Blendi Favziut eshte se megjithese nuk ka as staturen dhe as topet e nevojshme per ate rol na ben edhe garipin edhe te fortin duke perplasur shkopin e grushtin ne ajer.
    Perdorimi I aresyes se forces be vend te fuqise SR aresyes eshte jo vetem mungese kulture e dinjiteti por edhe deshmi injorance e mungese karakteri njerezor e shpirti demokratik, eshte lehje qeni ndan hijes se vet nen driten e henes. shenje frike dhe dobesir
    Opinion i Fevziut eshte gjithcka por jo opinion politikanesh a specialisteve te fushave perkatese, te cilant do te degjoje e shikoje teleshikuesi.
    Eshte Toptan Opinion ose Opinion Koran.
    Me kete rast nuk fyej Blendi Fevziun por Koranin,
    mbretin e peshqeve.
    Sa per Blendi vetem nje trupeshk mendon se di gjithcka, se eshte nje gjithckadites.
    Harron i gjori shprehjen mbi 5000 vjecare kineze dhe mbi 2000 vjecare Latine
    Kush mendon se di gjithcka nuk di asgje!
    Sabelotodo es sabelonada !
    Gjithckaditesi eshte asgjeditesi !

  8. xoni says:

    Shqipetaret gjithmon jane perdorur “mish per top”.Sa çifute u strehuan ne kohen e luftes duke rrezikuar jeten dhe familjet e atyre qe i pranuan,ćfar fituan ASNJEGJE sepse asgje ska bere Izdraeli per Shqiperine.Po keshtu dhe per keta muaxhire qe rrine rrugeve dhe sdi njeri pse kane ardh ezhte njelloj si ne kohen e Enverit kur erdhen Palestinezet ,prandaj ne jemi “mish per top”Zoti na ruajt.Sa per intervisten e Fevziut dihet qe ai eshte ditezi servil plere.

  9. taraboshi says:

    Bledi Fefziu jo eshte pjerdhur por ka qene i pjerdhur gjithmone . Une kujtoj ka kohe qe pat pas ne emisionin e tij djalin e Mehmet Shehut me duket Bashkim e ka emnin dhe e pyeste per vrasjen e te atit . Ai po i thoshte te verteten se nena(Fiqireti)na tha qe Mehmeti vru vehten ndersa Bledi i thoshte jo e ka vrare sigurimi i shtetit .Qe atehere une nuk kam ndjek me asnje emision te tij .Ai eshte nje pordhac sherbetor i krimineleve Historine shqiptare don ta deformoje duke thene kam dokumenta qe nuk i ka kurkush vetem mua me kan rene ne dore pra p.sh ja merr nje dokument(nje thenje ) te ndonje krimineli shqiptar te arratisur ne Europe a Amerike qe ka vrare ketu ne Shqiperi e ka ik per te shpetuar bythen e vet dhe ky çfare gazetari i beson atij dhe thenjen e tij e merr si historike dhe thenjet e historianve tone kerkon ti hedh poshte don ta beje historine si don ai jo si thone historjanet .Prandaj kam shume neveri e nuk e kam degjuar me asnjehere .

  10. taraboshi says:

    He iku Mero dhe nuk e botuat komentin e taraboshit e late per neser apo per te henen .Nuk e kuptoj pse veprohet keshtu ne disa raste, mos jeni nje grup qe i sherbeni tjeter kuj e paguheni te Tema .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje