Efektet reale të eksodit të LSI-së drejt PS-së: Prapaskenat që shqetësojnë Kryemadhin

25 Mars 2018, 19:27Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Lajmet për eksodet e këshilltarëve të LSI-së janë bërë thuajse të përditshme.

Duket se si me telekomandë, në media qarkullojnë njoftime prej zyrës së PS-së mbi afrimin pranë mazhorancës të zakonisht 2 apo 3 këshilltarëve të LSI-së në bashkitë e vendit.

Në muajin e parë të vjeshtës nisi në Tiranë dhe tani po zhvendoset kudo, në veri dhe jug të vendit.

Po ç’përfaqëson kjo lëvizje? Po pëson hemorragji LSI-ja pas daljes në opozitë? I kanë blerë kryebashkiakët e PS-së pas manovrave për bashkim votash me PD-në dhe për të bllokuar buxhetet? Apo është një shkelje syri e Monika Kryemadhit për të cilën flitet se ka bërë pakt me Ramën për një bashkëpunim të bute në zgjedhjet lokale të 2019-s.

Ndërsa të tjerë thonë se LSI-ja po rrit pazarin për të marrë një marrëveshje për 2019-n nga Lulzim Basha, pra një ndarje e bashkive për LSI-në.

Nuk kishte asnjë dyshim që pas kalimit në opozitë të LSI-së do të kishte një rrjedhje të konsiderueshme. Madje pritej të lishte edhe më shumë. Pasi LSI-ja pas vitit 2009 funksionoi si parti që mbledh kryesisht njerëzit që lëvizin sa majtas djethtas thjesht për arsye pragmatike.

Pas largimit të trupës së intelektualëve të së majtës si Sabit Brokaj, Fatos Klosi, Pëllumb Xhufi, Ndre Legisi, Sokol Axhemi etj., forca që drejtonte Ilir Meta u kthye në një autobus me dy stacione, herë ndalej tek PD-ja e herë tek PS-ja.

Në vitin 2011 për zgjedhjet lokale, kryesisht në Tiranë, në radhët e LSI-së hynë një grup mjaft i madh socialistësh që i siguruan asaj mbi 30 mijë vota të cilat për Lulzim Bashën ishin “doza” unikale për të tronditur “kalanë” e Edi Ramës në Tiranë.

Ndërkohë, në 2013-n Partia Demokratike pati eksodin më të madh drejt LSI-së, i cili u zgjerua në vitin 2015 në zgjedhjet lokale. Seksione të tëra të PD-së kaluan nga LSI ku në Tiranë më të njohurat u bënë ato të bastioneve të saj: në njësinë 8, njësinë 10 dhe njësinë 3. Me këto vota Ilir Meta arriti të krijojë atë marrëdhënien e veçantë me Erion Veliajn, që e ktheu atë në më të preferuarin e LSI-së.

Pra LSI është një forcë që lëviz tek një grup interesi i cili është i ftohtë, pragmatik, madje deri në cinizëm dhe është i aftë të parashikojë lëvizjet tektonike. Ky grup interesi është shumë i fuqishëm dhe ende mbijeton sot ku në administratë gjallojnë njerëzit e LSI-së, edhe pse nuk kanë shkuar në PS.

Realisht, ikja e këshilltarëve aktualë nuk i prish gjë LSI-së, por vetëm përforcon zërat se njerëzit që grumbullon partia “Meta” janë me nuhatje të paparë pushteti.

Nëse do të ketë gjasa që PD-ja me LSI-në mund të rrëzonin socialistët në Lokale apo zgjedhjet e përgjithshnme, këta këshilltarë nuk do ta kishin gjë që të riktheheshin sërish në LSI.

Manovra e PS-së, që duket se është e dirigjuar nga Taulant Balla, duket se nuk ka për të pasur ndonjë efekt real në terren; madje mund të forcojë lidershipin e Kryemadhit e cila mund të marrë rolin e viktimës dhe të rrisë dozat e akuzave për “pushtet mafioz që po blen njerëzit e partisë së saj”.

Megjithatë, ka disa zona në vend që LSI-së mund t’i shkaktonin probleme reale dhe të parikuperueshme. Nëse kjo hemoragji do të kapte zona “nevralgjike” nga ana gjeopolitike si Shkodra për shembull, LSI-ja do të dëmtohej vërtetë shumë.

Në zgjedhjet vendore të 2015-s, partia e Metës kreu një manovër perfekte në një aleancë “nëndetëse” me Voltana Ademin e PD-së në dëm të Keti Bazhdarit.

Madje dhe u lejua në heshtje nga Rama.

Nëse kjo lëvizje tektonike do të bëhej në të kundërt, pra LSI e Shkodrës që ka fuqi në qytet kryesisht dhe do të ishte efikase për PS-në në zgjedhjet lokale të 2019-s, atëherë goditja do të kishte efekte shkatërruese.

Një Ramë që mund aleancën PD-LSI në një bastion të së djathtës do të kishte efekt në të gjithë vendin.

Në zgjedhjet parlamentare u dha një sinjal: PSD, apo alias Tom Doshi, mori 4 mijë vota më shumë se LSI-ja. Dhe të gjithë e dinë se këta janë vota që mund të shkojnë lehtësisht drejt PS-së.

Pra, partia “Meta” e humb vendin e forcës së tretë, dhe nëse thellohet ky efekt atëherë Kryemadhi do të duhet të shqetësohet.

Në fakt e di mirë, ndaj mban lidhje shumë të ngushta me Agron Çelën, deputetin e Shkodrës, i cili është edhe njeriu që mban lidhjet direkte me PS-në…

5 komente në “Efektet reale të eksodit të LSI-së drejt PS-së: Prapaskenat që shqetësojnë Kryemadhin”

  1. Xha Spiroja says:

    E thjeshtë fare kjo lëvizje. PD është zhytur në llumin që deri dje e mbulonte Saliu me furinë e shpifjeve dhe mashtrimeve. Zgjedhjet lokale filluan viruset e armiqësive. PD rrezikon shumë, LSI-ja e kupton se me PD do shkojë për lesh. Kështu fillon këtë lëvizje që PS-ja të bjerë në kurthin e tyre. Mbas zgjedhjeve lokale e më pas qendrore, këta këshilltarë a deputetë që gjoja shkojnë me PS,nesër shkëputen nga PS-ja dhe krijojnë grupin e LSI-së . Rama dhe PS -ja duhet të jenë më vigjilentë. Besoj u kuptua kjo lëvizje .XhaSpiroja

  2. Bujku says:

    Ka disa analiste qe bejne ca analiza shume te “holla” akademike, si dhe kjo e mesipermja, por nderkohe nuk e njohin fare votuesin ate njeriun e thjesht qe ropatet, ate bujkun qe raskapitet per te siguruar buken e gojes. Keto lloj analizash qe behem nga kafenet apo kolltuket e zyrave e anashkalojne njeriun dhe nuk mbeshteten minimalisht ne historikun dhe rezultatet e zgjedhjeve ne vendin tone. Me konkretisht shumica e njerezve ju bashkuan LSI per premtimin qe ajo ne menyre te pacip ju beri te gjitheve Pune per te gjithe! Por ne terren ata qe e interpretuan kane shkaktuar aq shume urrejtje dhe pakenaqesi sa kjo ka sjell efektin bumerang qe efektin e ka shfaroses per LSI shoqeruar kjo dhe me daljet banale te Monikes ne media e cila po i jep te shtyren e fundit LSI. Shembulli me ekselent i perfaqesuesit pushtetar i LSI eshte kryetari i bashkise Corovode ku pavarsisht se Meta pothuajse cdo skrapalliu i ka zgjidhur nje halle apo pune ose shkollim per femijet urtejta qe ka shkaktuar ky individ me dallkaukllekun, injorancen, brutalitetin, prepotencen dhe padiskutim vjedhjen e super fondeve qe ka marre deri dhe presion ndaj dhe kompanive qe punojne me TAP. I njejti tip akoma dhe me pervers eshte Petriti i bashkise Berat i ashtuquajturi i pangopuri.

  3. Bujku says:

    Duhet ta jepni komentin e beni shpesh duke mos mi dhene?!

  4. Lani says:

    Nje shansh per te korruptuarit e LSI. Po edhe ai shamsh ju iku ju o te poshter ju a heqi rama tepsin shuqyr zotit se e shkaterruat shqiperine ju te LSI.

  5. lekli says:

    DONI TE BEHENI DREJTORE BEHU ME LSI.KY ISH SLLOGANI I HAJDUTERISE TE LSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje