Kryetari i Këshillit të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka shkruar në profilin e tij për Asociacionin e komunave serbe. Ai ka theksuar se ata që e votojnë asociacionin e shkelin betimin e dhënë dhe bëjnë tradhti ndaj vendit e kombit.
“Kuvendi i Kosovës, si institucioni më i lartë i vendit, nëse dëshiron të jetë e të mbetet në rolin e institucionit përfaqësues, duhet që t’i thotë me Jo të madhe çdo varianti tjetër të asociacionit veç atij që e ka dhe për të cilin e ka Statutin e tij. Përndryshe deputetët shkelin betimin e dhënë dhe bëjnë tradhti ndaj vendit e kombit. Nëse tanimë miu nuk e ka bërë udhën e tij”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.
Postimi i plotë i Krasniqit:
A ËSHTË E VËRTETË SE BRUKSELI PO E KËRKON ASOCIACIONIN?
Athua është e vërtetë se Brukseli po e kërkon Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë? Epo, mirë, vetëm duhet saktësuar cilin asociacion? 1. Atë që thuhet në Kartën Evropiane për decentralizim; 2. Atë që është nënvizuar në Dokumentin e Ahtisarit e Kushtetutën e Kosovës, apo 3. Atë që është arritur në Bruksel në Marrëveshjet e Thaçit e të Mustafës?
Asociacioni i këtyre të fundit është antikushtetues. Varianti i tri dokumenteve të theksuara në fillim është në përdorim në Kosovë dhe ai variant pse të mos ju shërbejë edhe komunave me shumicë serbe në Kosovë?
Nëse duhet të jetë diçka ndryshe nga asociacioni i Kartës Evropiane, i Dokumentit të Ahtisarit dhe i Kushtetutës sonë, ai nuk mund të jetë asociacion, prandaj thuajeni emrin e vërtetë të tij. Lërini përrallat, si ju në Bruksel si ju “krerët” e Kosovës!
Për këtë çështje kam shkruar e reaguar gjerë e gjatë, tani nuk do të zgjatem, pasi këtë çështje e trajtoj edhe në librin “Arti i bisedimeve”, që pritet të promovohet më 29 mars 2018, por, ajo që dua të them tani është kjo:
Kuvendi i Kosovës, si institucioni më i lartë i vendit, nëse dëshiron të jetë e të mbetet në rolin e institucionit përfaqësues, duhet që t’i thotë me Jo të madhe çdo varianti tjetër të asociacionit veç atij që e ka dhe për të cilin e ka Statutin e tij. Përndryshe deputetët shkelin betimin e dhënë dhe bëjnë tradhti ndaj vendit e kombit. Nëse tanimë miu nuk e ka bërë udhën e tij!
Shkurt, asociacioni i Marrëveshjeve të Brukselit as nuk ishte e as nuk është asociacion, meqenëse secili njeri normal do të duhej ta dinte se po të ishte fjala për asociacion, për të cilin flasin të gjitha dokumentet e apostrofuara më lart, pse duhej të ishte pjesë e bisedimeve në mes të Kosovës e të Serbisë në Bruksel, duke krijuar njëkohësisht konfuzion por edhe derivuar detyrime që do t’i kushtojnë Kosovës.
ラブドール アニメ このウェブサイトにスパムの問題がありますか。私はブロガーでもあり、あなたの状況を知りたいと思っていました。私たちはいくつかの素晴らしい手順を作成し、他の人とテクニックを交換しようとしています。興味があれば私にメールを送ってみませんか。
Ani more qa ka lidhje, bonu me t’fortin balo, se te dobtit te vijne mbrapa vet. Proqeshet duhet te shkojne perpara, ska kthim mbrapa. Nuk duhet shikuar kah e kaluara e erret, por kah e ardhmeja e “ndriteshme”. Ska lidhje a votohet me maska ne fytyre, apo ne oren 3 mbas mesnate ne salla “alternative”, kryesore pro(nto) Zajednices dhe pritni urimet “e perzemerta” nga te kater anet edhe per nje fitore histerike tu Kosovs*.
Ky esht një injorant e ekstremist islamik!