Arrestimi i Gjuriç, Aleksandar Vuçiç mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë. Njofton dhe Putin-in

26 Mars 2018, 19:09Rajoni TEMA

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për sonte, mëson agjencia e lajmeve serbe “Tanjug”.

Kjo vjen pasi Policia e Kosovës ndaloi këtë pasdite, pas orës 17:30, drejtorin e Zyrës së Kosovës në Serbi, Marko Gjuriç.

“Gjuriç u arrestua në sallën e Mitrovacki Dvori, ku ai sapo kishte filluar një bisedë lidhur me dialogun e brendshëm për Kosovën.

Ndërsa qytetarët e Mitrovicës u përpoqën të parandalonin hyrjen në ndërtesë, policia e Kosovës hodhi një bombë. Pas kësaj, ata ndërhynë dhe e morën Gjuric.

Së bashku me Djuric, bashkëpunëtori i tij, Zheljko Joviç, u arrestua, i cili u plagos në një përpjekje për t’i rezistuar ndalimit”, raporton gazetari i Tanjugut nga vendi i ngjarjes.

“Në këtë moment nuk dihet se çfarë po ndodh me Nikola Selakoviç. Sipas informacioneve të fundit, pjesëtarët e Policisë së Kosovës e transferuan Marko Gjuriçin në Prishtinë”, shkruan “Kurir”.

Vuçiç nderkohe ka vendosur një lidhje të drejtpërdrejtë me presidentin rus Vladimir Putin, pas arrestimit në Mitrovicë të Marko Gjuricit.

Sipas portalit serb, telegrad.rs, Vuçic pret përkrahjen e Putinit për zgjidhjen e “situatës kritike” në Kosovë.

7 komente në “Arrestimi i Gjuriç, Aleksandar Vuçiç mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë. Njofton dhe Putin-in”

  1. mirel says:

    Opa, ja ku dolem. Nderkohe Tirana perze diplomatet ruse. Ca behet?
    Po luan Tirana loja luftash?

  2. Lani says:

    Mos ai ke thane putinit pse i the mor burre se vje edhe na i ha mutin krejt edhe ti bashkë me putinin

  3. Turi says:

    Nuk behen keto pune me gansterizma dhe me force. Perdorimi i forces e vuri Serbine nen bombardimet e NATO-s. Keta, mesa duket, po shikojne se si reagon Perendimi dhe US kundrejt akteve serbe te paligjeshme. Kosova eshte shtet i pavarur dhe Serbia duhet ta respektoje ate. Edhe Kosova ka pakica ne Serine Jugore por jam i sigurte qe ata nuk lejohen t ehyjne ne Serbi pa viza dhe pa aprovime. Ku e gjejne keta bazhibozuker te drejten te hyjne ne Kosove pa viza dhe leje? Bravo Kosova per arrestimin e ketyre ganstereve qe shkojne atje per te bere zullume.

  4. Atdheu says:

    Po mire i the.. po cte tha?

  5. Vorio Epirioti says:

    Ta shikoni o Arnauta te pabese se c’ka per tju ber Putini dardha e ka bishtin mbrapa

  6. Spiro says:

    Njofto urgjentisht dhe Tsiprrasin

  7. Ilir says:

    Shiko se ke harruar edhe janullen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje