Të paktën 37 persona kanë humbur jetën në një zjarr të përmasave të mëdha që përfshiu një qendër tregtare në qytezën e Kemerovos, në Siberi, në lindje të Moskës. Lajmin e bëjne të ditur agjencitë ruse të lajmeve. Sipas TASS, rreth 45 të tjerë janë të plagosur.
Media të tjera raportojnë se disa persona, shumë prej të cilëve fëmijë, rezultojnë të zhdukur.
Pamjet e transmetuara nga shumë televizione tregonin një shtëllungë të madhe tymi që ngrihet lart, ndërsa njerëzit dilnin nga dritaret e të tjerë hidheshin nga lartësia për t’i shpëtuar vdekjes.
Flakët janë vënë nën kontroll disa orë pasi nisi zjarri.
Trembëdhjetë persona u gjetën të vdekur në një kinema në brendësi të qendrës tregtare.
Mediat ruse shkruajnë se numri i të zhdukurve është afërsisht 69, mes të cilëve 40 janë fëmijë.
Kompleksi Zimnyaya Vishnya (Qershitë e dimrit) ka një sipërfaqe rreth 23 000 metër katrorë dhe është hapur në vitin 2013. Me një parking me kapacitet 250 makina, shumë dyqane, restorante, një sallë kinematografike dhe hapësira për fëmijët, ajo është një nga qendrat më të frekuentuara.(TemA TV)