Diplomatët rusë të dëbuar nga Tirana: Dyshohen si zyrtarë të FSB-së dhe GRU-së, shërbime sekrete të Moskës

27 Mars 2018, 11:55Rajoni TEMA

Ende mbetet enigmë identiteti i plotë i dy diplomatëve rusë që u larguan nga Tirana zyrtare një ditë më parë.

Një burim në Ministrinë e Jashtme bën të ditur se të dëbuarit janë Aleksey Bashashov dhe Vlasislav Filipov.

Balashov është Sekretari i Parë i Ambasadës me mbulim shërbimin sekret rus FSB. Ndërkaq, Vladislav Filipov, me gradë kolonel është atashe ushtarak dhe mendohet se është resident i GRU-së, i cili është shërbimi ushtarak i Moskës.

Por gjithsesi listën diplomatike të ambasadës ruse në Tiranë figurojnë edhe dy emra të tjerë në këto poste.

Sekretar i Parë përveç Bashashovit janë edhe Aleksandër Kovalenko e Dimitry Krasakov. Ndërkohë atashe ushtarakë janë edhe kapiteni Sergey Kuklev dhe kapiteni Vladimir Kurochkin.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në intervistën që dha për TCH nuk përmendi as emrat e as funksionet e diplomatëve të larguar.

Sipas deklaratës së MEPJ, “veprimtaria e dy diplomatëve nuk përputhej me statusin e tyre diplomatik”, ndërkohë që nuk jepen më shumë të dhëna.

Kryeministri Edi Rama mësohet të jetë shprehur në mbledhjen e grupit parlamentar se dëbimi i diplomatëve është vendosur në koordinim me Bashkimin Europian, NATO-n dhe Britaninë e Madhe pas helmimit të ish-agjentit rus, Sergei Skripal.

Ndërkaq, Zv.Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Dmitry Kazmin ka reaguar në mënyrë “babaxhane” duke thënë se do të jetë koha ajo që do të vërtetojë se veprimi i palës shqiptare ka qenë i gabuar. Kazmin tha se Rusia nuk e përjashton mundësinë e një kundërpërgjigjeje.

“Lidhur me vendimin e autoriteteve shqiptare për largimin e dy diplomatëve rusë, na duhet të shprehim keqardhjen për këtë rast. Ky vendim bie ndesh me përpjekjet tona për përmirësimin dhe intesifikimin e marrëdhënieve dypalëshe. Vendimi është i pabazuar dhe koha do ta tregojë këtë.

Në këtë situatë nuk mund të përjashtohen edhe kundërmasat nga pala ruse. Edhe njëherë tjetër dua të shpreh keqardhjen për ç’ka ndodhi. Veprimi i palës shqiptare i kundervihet frymës pozitive për marrëdhënie të mira midis dy vendeve.

Përgjigjen zyrtare ju do ta merrni në të ardhmen e afërt”.

Vendimi për largimin e diplomatëve erdhi pas një takimi mes ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Donald Lu dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Kërkesa Tiranës zyrtare erdhi nga Uashingtoni si një reagim i përbashkët i vendeve anëtare të NATO-s. (tesheshi)

3 komente në “Diplomatët rusë të dëbuar nga Tirana: Dyshohen si zyrtarë të FSB-së dhe GRU-së, shërbime sekrete të Moskës”

  1. vini says:

    Kta po fotografonin bazen ton supersekrete te nendetseve ne pashaliman dhe avionat superbombardus ne kucov te ushtris ton heroike

  2. Dyshim Dyshimi says:

    ……!!!!!!!!!! Dyshohet …… !!!!! Dyshohet …… !!!!!! Po ene una dyshoj se Edi Rama eshte agjenti 007 Somalez (apo Somalian si ta doni ju ) ……!!!!!!!! Dyshohet se Sali Berisha eshte i biri biologjik (bio) i Karraxhiçit ……. !!!!! Epo ndrojani atesine atehere nga i biri i Rames se Berishajve , ne i “biri” i Radovan Karaxhiçit !!!!!!!! Keni bythe tja ndryshoni ….. se e tha Izeti i Haxhiajve , …. ene eshte e vertete !!!! Dyshohet se Bujari i Nishanit mustaqet i kishte fallco te bera me leshin e gopit te zonjes se pare !!!!!! Dyshohet ……..qe shqiptaret jane te lindur nga burra te quajtura “burrnesha” …. !!!!!!!! Dyshohet ……. qe Allahi eshte i prej-arr-dhjes dardan (ele) e ç’fare nuk dyshohet ne Albanistan……… ene gjeneza !!!!!!!

  3. Dyshim Dyshimi says:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje