Taksa për "Rrugën e Kombit" u kërkua nga Berisha që në 2011-n

27 Mars 2018, 18:42Ekonomia TEMA

Taksimi i Rrugës së Kombit ka ngjallur kundërshti dhe akuza të forta politike. Ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook shkruan se me këtë veprim Rama takson shqiptaret pse udhëtojnë tek njeri tjetri! Por në fakt iniciativa e parë për ti taksuar shqiptarët i përket vetë Sali Berishës që në Dhjetor 2011.

Report TV disponon këtë vendim të qeverisë Berisha Nr.874, datë 14/12/2011 për “Përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe operimit të autostradës Milot-Morinë”. Në datën 19/12/2011, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit publikoi ftesën për pjesëmarrje në procedurën para kualifikuese të koncesionit.

Në ftesën për pjesëmarrje në Koncesionin për Autostradën MILOT – MORINË për procedurën para kualifikuese thuhet se “Koncesionari, subjekt i një sere standardesh performance, do të jetë përgjegjës për operimin dhe mirëmbajtjen e autostradës, duke përfshirë dhe mirëmbajtjen e tunelit të Thirrës 5.6 km të gjatë, me dy korsi, operimin e një stacioni për mbledhjen e tarifës, dublimin e një segmenti 26 km të gjatë të autostradës si dhe ndërtimin e disa strukturave shtesë.

Nga kjo ftesë me këto detaje del në pah qartësisht tentativa e qeverisë Berisha për nisjen e taksimit që në vitin 2011.  Rreth 4 muaj pas daljes së këtij vendimi të qeverisë Berisha në datën 02/04/2012, publikohet në faqen e Autoritetit të Prokurimeve Publike njoftimi për rezultatet e fazës parakualifikuese ku marrin pjesë pesë kompani.  Kjo përpjekje e qeverisë së djathtë dështoi pasi nuk pati sukses faza e dytë në Prill 2013 pasi nuk erdhi asgjë ofertë.

Pra zanafilla e dhënies me koncesion të rrugës së kombit daton që në Dhjetor 2011 kohë kur në krye të qeverisë ishte Sali Berisha i cili sot koncesionin e quan një turp. Kjo tentativë e dështuar e kryeministrit Berisha për taksimin e Rrugës së Kombit do të riaktivizohej në Dhjetor 2014 me urdhrin nr.336, datë 31.12.2014 të ish ministrit te Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto nga ku u miratua Studimi i Fizibilitetit.

Me urdhrin nr.337, datë 31.12.2014 të ish ministrit Haxhinasto u miratua fillimi i procedurave për dhënien me koncesion/PPP të ndertimit, operimit, mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të autostradës Milot-Morinë. Në 6 Dhjetor 2016 u nënshkrua kontrata nga ministri Sokol Dervishaj dhe një grup kompanish të cilat ndërtuan një koncorcium.  Në 14 Dhjetor 2016 marrëveshja u miratua në qeveri. Kontrata e koncesionit është bërë efektive në 9 Shtator 2017.(Report TV)

5 komente në “Taksa për “Rrugën e Kombit” u kërkua nga Berisha që në 2011-n”

  1. uskania says:

    Pse , hera e pare eshte qe Sala tregohet i pafytyre?

    1. tomi says:

      Po pra, Saliu e ka gjithmone fajin ne fakt. Edhe kur ngre taksat Edi Rama. hahahaha o ju keni ik per shele per zotin

  2. REZI says:

    E morrët vesh se kush i ka marrë vendimet?
    Rruga ka nevojë të mirëmbahet, që mos të ketë aksidente, që të udhëtohet me siguri, por pse nuk e zbatuan vendim marrësit, s’do të thotë që u jepet e drejta të flasin kodra pas bregut e të akuzojnë zbatuesit.
    Kur marrim rrugën për në Shqipëri, gjithë rrugës paguajmë vieneta, pra taksa rruge, edhe në Shqipëri do vendosen taksa të tilla.
    Jemi në kapitalizëm, s’ka ndërrmarrje të mirëmbajtjes që rrugëve, duhet zgjidhur me mënyra kapitaliste.

  3. Albi_I says:

    Po ne prandaj e hoqem Berishen, qe te mos merrte me vendime te tilla.

  4. DRENICA E KUQE says:

    “Berisha e firmosi”, por ju duhet te jeni me te arsyeshem per popullin shqiptar sepse e thoni vetes Qeveri shqiptare!…
    Se pari, qreveria shqiptare (bashkangjitjuani ato “shqiptare” ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi etj.) eshte (jane) pa keshilltare profesioniste sepse “keshilltaret” e tyre jane vetem “mbulesa te trasha” te hajnise e korrupsionit zyrtar…
    Taksa qe eshte caktuar per hyrje daljet Shqiperi – Shqiperi (Kosove) eshte teper absurde dhe e pa pare askund ne bote, shume, shume e larte!…
    Per te qene e arsyeshme qeveria shqiptare dhe te gjithe, une, si qytetar i thjeshte i Shqiperise do propozoja qe taksa te jete, por shume me e arsyeshme, skajshmerisht me e arsyeshme sesa e ka dhene qeveria. Propozimi im publik eshte ky dhe besoj se do pajtoheshin te gjithe:
    Do ishte shume e arsyeshme nje pagese vjetore e takses per mirembajtjen e Rruges se Kombit, si me poshte:
    – Per motoret 5 Euro ne vit
    – Per automjetet 10 Euro ne vit
    – Per furgonet 20 Euro ne vit
    – Per autobuset dhe kamionetat 50 Euro ne vit
    – Per kamionet e mesem 100 Euro ne vit
    – Per kamionet e rende 200 Euro ne vit…
    Kjo, krahasuar me numrin e madh te mjeteve qarkulluese, do ishte menyra me e mire e pageses (menyra e pageses vjetore) qe do ishte e mjaftueshme per mirembajtjen e Rruges se Kombit…

    DRENICA E KUQE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje