Shefi i Zbulimit të Jashtëm të Rusisë: Kishte prani agjentësh mes diplomatëve rusë të dëbuar

28 Mars 2018, 19:18Bota TEMA

Moskë. 28 mars. INTERFAX.RU – Midis diplomatëve rusë të dëbuar nga vendet perëndimore ka bashkëpunëtorë të Shërbimit të Zbulimit të Jashtëm, deklaroi Sergei Narishkin, kreu i SVR-së [inicialet rusisht: “Sluzhba vneshney razvedki” – Shërbimi i Zbulimit të Jashtëm].

“Në personelin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë ka përfaqësues zyrtarë të shërbimit tonë, oficerë të sigurisë, shumë pak.

Këta persona janë paraqitur zyrtarisht në këto vende si punonjës të SVR-së dhe siguronin bashkëveprimin në ndërsjellë me shërbimet sekrete të këtyre vendeve në të ashtuquajturin kanal partner”, tha Narishkin, duke iu përgjigjur pyetjes së agjencisë telegrafike ruse “Interfax”.

Drejtori i SVR-së theksoi se Shërbimi i Zbulimit të Jashtëm i Rusisë ka një gamë të gjerë mjetesh për kryerjen e aktiviteteve të zbulimit që mbrojnë interesat e qytetarëve rusë kudo në botë. (Th. M.)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje