Trazira në stacionin e policisë, 68 të vdekur në Venezuelë

29 Mars 2018, 10:06Bota TEMA

Të paktën 68 persona mbetën të vdekur në një stacion policie në Valencia, Venezuelë, pas shpërthimit të trazirave, që u pasuan me një zjarr.

Bilanci i viktimave bëhet i ditur nga organet e akuzës.

Fillimisht, autoritetet refuzuan të jepnin informacione mbi ngjarjen, ndërsa të afërmit e të paraburgosurve nisën të frikësoheshin për fatin e familjarëve të tyre.

“Window to freedom”, organizata që monitoron gjendjen e burgjeve në Venezuelë, bën të ditur se revolta nisi kur një i burgosur qëlloi me armë zjarri një polic në këmbë.

Menjëherë pas kësaj nisi një zjarr dhe situata doli jashtë kontrollit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje