FOTO: Njihuni me fshatin ku qiraja kushton... 88 cent në vit

30 Mars 2018, 16:12Lifestyle TEMA
FOTO: Njihuni me fshatin ku qiraja kushton... 88 cent në vit

Të marrësh sot një shtëpi me qira në vende të ndryshme të botës do tu bëj që të harxhoni shumë para nga rroga juaj.

Por kjo gjë nuk ndodh në Fuggerei, një fashat i vogël gjerman në qytetin e Augsburgut.

Qiraja vjetore në këtë fshat është vetëm 88 cent.

Ky fshat është i njohur pasi qiraja vjetore nuk ka ndryshuar për gati 500 vjet.

Banesat në zonë kanë hapësirë nga 45 deri në 65 metra katrorë (500-700 metra katrorë), por për shkak se secila njësi ka hyrjen e saj në rrugë simulon jetesën në një shtëpi.

Banorët duhet të paguajnë edhe 88 cent për mirëmbajtjen e kishës lokale, si dhe 85 euro në shpenzimet e mirëmbajtjes dhe faturat e ngrohjes.

Për familjen katolike që drejton Fuggerei, respektimi i fesë është aq i rëndësishëm sa pagimi i qirasë së vogël. Gjithkush që jeton në Fuggerei i kërkohet të lutet tri herë në ditë.

Rregullat për aplikim nuk kanë ndryshuar që nga viti 1521,: ju duhet të jeni një banor afatgjatë i Augsburgut, katolik dhe “nevojtar”.

Të gjithë aplikantët duhet të kalojnë përmes një procesi të komplikuar burokratik që përfshin kontrolle me shërbimet sociale të qytetit dhe një rishikim të aplikimit nga hierarkia e themelimit. (TemA)

1 komente në “FOTO: Njihuni me fshatin ku qiraja kushton… 88 cent në vit”

  1. Edi says:

    Por kjo gjë nuk ndodh në Fuggerei, (një „fashat“ i vogël gjerman në qytetin e Augsburgut) ??????

    Artikulli i shkruajtur jep information te gabuar nuk eshte fashat por shkruhet fshat dhe nuk eshte fshat.
    Fuggerei eshte nje bllok ndertesash ne Lagjen e Jakobervorstadt – süd ne qytetin Augsburg

    https://www.google.de/maps/place/Fuggerei/@48.36963,10.90375,3a,75y,90t/data=!3m8!1e2!3m6!1sAF1QipOqQwKZ5f3CV5vITQzK7RQQfbNQy0ePPZa92BlK!2e10!3e12!6shttps:%2F%2Flh5.googleusercontent.com%2Fp%2FAF1QipOqQwKZ5f3CV5vITQzK7RQQfbNQy0ePPZa92BlK%3Dw203-h152-k-no!7i3264!8i2448!4m8!1m2!2m1!1sfuggerei!3m4!1s0x0:0xa7941a5fce005115!8m2!3d48.369716!4d10.9038871

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje