Erdoğan dhe Putin "harrojnë" rrëzimi i avionit dhe tezat për luftë, shtërngojnë duart në Ankara

3 Prill 2018, 16:24Bota TEMA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti me ceremoni zyrtare homologun e tij rus Vladimir Putin në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Pas intonimit të himneve të të dy vendeve, Putin përshëndeti gardën e nderit, kurse më pas dy liderët prezantuan delegacionet.

Më pas Erdoğan dhe Putin morën pjesë në ceremoninë e hedhjes së gurthemelit të Centralit Bërthamor Akkuyu,

“Me funksionalizimin e reaktorit të parë të Centralit Bërthamor Akkuyu në vitin 2023, Turqia do të hyjë në mesin e vendeve që përdorin energji bërthamore. Në këtë mënyrë, 100-vjetorin e themelimit të republikës sonë do ta kurorëzojmë me një vepër historike në fushën e energjisë”, tha Erdoğan në ceremoninë e hedhjes së gurthemelit të mbajtur përmes një video konference në Ankara, i shoqëruar nga presidenti rus Vladimir Putin.

Pas takimit Erdoğan-Putin do të mbahet mbledhja e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi (UDIK) të bashkëkryesuar nga dy presidentët.

Dy liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media pas mbledhjes dhe nënshkrimit të marrëveshjeve ndërsa më pas Erdoğan do të shtrojë një darkë në nder të homologut të tij.

Ndërkaq, Putin nesër do të marrë pjesë në Samitin Trepalësh Turqi-Rusi-Iran, në të cilën do të flitet në lidhje me Sirinë.(AA)

12 komente në “Erdoğan dhe Putin “harrojnë” rrëzimi i avionit dhe tezat për luftë, shtërngojnë duart në Ankara”

    1. ben says:

      Keni haruar kryesoren.
      Rusia nderton ne turqi central berthamor.
      Duket se Rusia po e gllaberon ekonomikisht tashme turqine, e cila po kthehet me shpejtesi ne nje vasal ekonomiko-politik te putin.
      Qe verteton teoremen se asnje mysylman nuk mund te mbijetoje pa nje mbrojtje te krishtere.

      1. ben says:

        Nje saktesim per ndonje truthare islamik:
        Nuk po e blen turqia me paret e veta reaktorin por po e nderton rusia me paret e sai!!!!!!
        Besoj e kuptoni domethenien e kesaj!!!!

  1. Kosovari says:

    Erdogan po iken ne “drejtim te paditur.”.

  2. erdomuti says:

    Ta shohin shqptaret qe erdogani ben marreveshjet e medha me armiqte tane. Tregojani kete lajm plehrave ne kosove dhe maqedoni qe i thone vetes shqiptar

    1. Krishterimi Fe e Ardhur nga Palestina. says:

      Hahaahahahah o Injorant Gjeopolitika eshte shume me e gjere se trruri jot i Kalbur.

  3. Moisi Golemi says:

    Harrojne rrezimi i avionit???? Ptuuu, gazetare analfabete!!!

  4. lisi says:

    Ky turku po hedh valle ne goje te ujkut.

  5. lisi says:

    Ky turku po hedh valle ne goje te ujkut.Soni hajrit!

  6. PTUUU says:

    PUN KURVASH DHE KURVARESH ,,,VARI LESHT, SJA VLEN AS TA LEXOSH,,,,

  7. Edi says:

    Car lesh njerezish jeni ju qe beni keto lloj komentesh jo po hedh valle ne goje te ujkut jo po shkon ne drejtim te paditur.Barazoni veten tuaj qe jeni te mbushur me komplekse inferioriteti dhe frike. Me Turqine qe eshte superfuqi.

  8. Jak Boston says:

    Erdogani vellai i Rame brekushes qe bertet Luli me ruset, po Rama me ke eshte?
    Silas kesaj tabloje Rame brekushja eshte ne ruset po aq sa Basha ne mos me shume pasi Rama merret me gjeneralet kurse basha me ushtaret po te gjithe ne Moske e kane lidhur litarin.
    Ai litar iu duhet vene tek fyti te gjithe tradhetareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje