Në Hollandë nga 22 prilli deri në 7 maj do të mbahet festivali i dedikuar tulipanëve me titull “Noordoostpolder”.
Gjatë festivalit mund të admirohen 2000 varietete tulipanësh që çelin çdo pranverë në Noordoostpolder.
Ky event tërheq çdo vit mijëra vizitorë për një spektakël të vërtetë ngjyrash.
Për të parë të gjithë këtë mrekulli duhen përshkuar 106 km, të cilat mund t’i bësh në biçikletë, me autobus apo edhe me karrocë. (TemA)