Një tas jashtëzakonisht i rrallë i dinastisë Qing, u shit sot në ankand në Hong Kong për 25 milionë euro, njoftoi shtëpia e ankandeve “Sotheby’s”.
Me një diametër prej 14,7 centimetrash, është i ngjyrosur me kombinim teknikash kineze dhe perëndimore ku janë pikturuar edhe lule narcizi, që shfaqen rrallë në porcelanet kineze.
Ky objekt u ble nga një klient anonim brenda pesë minutash për 24,69 milionë euro, raporton ata.
“Ky është padyshim ekzemplari më i bukur i llojit të tij”, deklaroi Nicolas Chow, presidenti i degës aziatike të “Sotheby’s”.
Megjithatë, kjo vlerë e jashtëzakonshme nuk përbën një rekord për një qeramikën kineze.
Një tas 1 000-vjeçar i dinastisë Song, që është shitur për 32 milionë euro, mban rekordin që prej tetorit.
Ky tas ishte përdorur nga perandori Kangxi në vitet 1720.
Ai u punua në një prej atelieve perandorake në Qytetin e Ndaluar të Pekinit nga një ekip i vogël artizanësh, të ndihmuar nga jezuitë të ardhur nga Europa.
Ta kishte Luli per Rr. Kombit.
Ta kishte Luli per Rr. Kombit. Si zbukurim sigurisht se origjinalin do e kishte shitur.