Familja e multi-milionerit Sheron Sukhedo i cili humbi jetën të premten ka mbuluar trupin e tij me stoli të shumta prej ari.
33 vjeçari mbante stoli në vlerë prej 100 mijë dollarë.
Edhe arkivoli i tij ishte stolisur me pendë ari ndërsa trupi i tij ishte mbuluar i tërë me stoli.
Mësohet se familjarët ja hoqën stolitë, para se trupi i tij të digjej dhe të kthehej në hi.
Sheon Sukhedo u qëllua me armë të premten tek shtëpia e prindërve të gruas.
Manjati i pasurive të patundshme si dhe tregtar makinash të përdorura njihej për pasurinë e tij dhe mënyrën se si ai jetonte. (TemA)