“Jetë gjati nuk bëhet dot jetë shkurtër”.
Kjo shprehje vlen më së miri për këtë 11 vjeçar.
Kjo pasi djali 11-vjeçar është transportuar në spital me lëndime serioze pasi u rrëzua nga shkëmbi në Devon në një lartësi 60 metra.
Djali, i cili besohet të jetë një turist nga Los Angeles, u gjet në fund të shkëmbinjve dhe u ngrit lart me helikopter.
Raportohet se vogëlushi ka thyer këmbën dhe ka marrë dëmtim në shpinë. Ai u transportua në spital me helikopter.
Ishte një banor i zonës që gjeti djalin në shkëmbinj dhe lajmëroi policinë. (TemA)