Panik sërish në Gjermani: Policia parandalon një sulm terrorist, 6 në pranga

8 Prill 2018, 18:10Bota TEMA

Policia gjermane ka parandaluar një atentat terrorist në mes të maratonës së sotme në Berlin.

Në një njoftim në “Twitter”, policia gjermane bëri të ditur se kishte ndaluar 6 persona të cilët kishin planifikuar një sulm.

Sipas policisë sulmi do të kryhej me dy thika në posedim të atentatorit të dyshuar.

Një nga të arrestuarit vëzhgohej prej një kohe të gjatë, shkruan Bild.

“Do të bëjmë verifikime të tjera, por kishte pak kohë në dispozicion”, tha një autoritet i policisë për Die Welt.

Sipas gazetës Die Welt, personat e përfshirë mund të jenë të lidhur me Anis Amri, autorin e masakrës në tregun e Krishtlindjeve, të ndodhur në dhjetor të vitit 2016 në Berlin, i cili shtypi me kamion qindra qytetarë, duke shkaktuar shumë viktima. (TemA)

2 komente në “Panik sërish në Gjermani: Policia parandalon një sulm terrorist, 6 në pranga”

  1. jon says:

    Filloi sezioni i terrorrizmit i organizuar nga CIA, MI5, MI6, MOSAD me mafien nene ombrellen e Operacionit Gladio.

  2. F. K says:

    Po po, çdo gjë e organizuar se nga dysheku i allah akbareve nuk del as edhe një pupel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje